Një breshëri automatiku i ka marr jetën Elidon Mehmetit, sonte në mbrëmje në lagjen Pavarësia në Vlorë.
Elidon Mehmeti, 35 vjeç po udhëtonte me makinë me makinë tip ‘Ford’, kur u godit me breshëri plumbash me armën e tipit kallashnikov. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një sherri në lokal. Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia në një njoftimin e saj thotë se rreth orës 22:58, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin Elidon Mehmeti, rreth 35 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i plagosur u transportua menjëherë në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Vlorë, por më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, në zonën e Skelës, ku shtetasi Elidon Mehmeti ka qenë në mjetin tip “Ford”, përballë një hoteli, kur është qëlluar me armë zjarri.
Deri tani, janë shoqëruar 2 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur grupe kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pse lajm eshte ky ?!
Lajm quhet kur ndodhin gjera jo te zakoneshme.
Te embla Jane leket
Nuk ka dale ndonje I forte deri me sote me vl te bej Futje dhe ta gezoj
Dhe ky tipi mesa duket do kete bere ndonje futje dhe e ka marre nje pjese nga Thela e tortes se vjedhur dhe tani e shijoi.