Dy vëllezërit e Agim Dakës të cilët u morën në pyetje për vrasjen e ish-kryepolicit Artan Cuku janë lënë të lirë sot nga policia.
Ata ishin shoqeruar që prej ditës së shtunë, që kur ndodhi edhe ngjarja.
Vëllezërit e viktimës, një prej tyre i liruar prej 1 viti nga burgu, kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. duke pretenduar se çështjen e vëllait e kanë sqaruar vite më parë.
“Nuk kemi asnjë lidhje me vrasjen. Me komisarin e kemi mbyllur këtë punë që kur vdiq vëllai”, kanë deklaruar ata, raporton “BalkanWeb”.
Përveç kësaj, të dy vëllezërit kanë pasur alibi pasi në kohën e ekzekutimit të Cukut ndodheshin në Shkodër.
Ata janë mbajtur për 24 orë në Policinë e Tiranës e më pas janë lënë të lirë.
Në mars të 2005-s, shtetasi Agim Daka, 25 vjeç, nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut në komisariat.