Bashkim Brahimaj, personi të cilit i është bërë sot atentat me tritol, nuk është emër i panjohur për policinë. Edhe më herët atij i është vendosur lëndë eksplozive poshtë makinës, por në të dy rastet ai ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje.
Bashkim Brahimaj, (i njohur edhe me gjeneralitetet Ermal Brahimi dhe Ermal Memo), i datëlindjes 08.01.1982, lindur në Vlorë, nuk është i vetmi në familjen e tij që i është bërë atentat.
Vëllai i tij Isuf Brahimaj mbeti i vrarë në 29 gusht 2014-ës në një atentat me eksploziv, teksa lëvizte me një makinë tip “Mitsubishi”, pranë sheshit “Omonia” në rrugën trans-ballkanike të qytetit të Vlorës.
Ky ishte atentati i dytë ndaj biznesmenit Isuf Brahimaj, pasi i kishte shpëtuar më herët një tjetër atentati me lëndë plasëse.
Shkak për këto ngjarje dyshohet të ketë qenë e shkuara e dy vëllezërve Brahimaj.
Në 7 mars të këtij viti, Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e një objekti 5-katësh në pronësi të Bashkim Brahimajt, së bashku me truallin në të cilin ishte ndërtuar.
Prokuroria ka ngritur dyshime se hoteli i ngritur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, është pasuri e krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të Ermal Brahimajt dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol në Gusht 2014.
Ku eshte sheshi Omonia ne Vlore se une e di se sheshi Omoni eshte ne mesin e Athines?! Kush i vendos emrat e shesheve ne qyteta e fshat , gazetari apo Bashkia? Dhe a eshte zyrtar ky shesh apo bashke me gazetarin fsheh diçka mbrapa qe shkruhet? A duhet te jete gazetari detyruar qe per shkrimet e tij te kete nje kornize zyrtare kur flet per emrime sheshesh apo vendesh? E pastaj themi qe Greqia kerkon “vorioepirin”! Pra, keto lloj emrimesh jo zyrtare, pavaresisht se nga njerez mund te flitet keshtu, kane prapavije antiatdhetare qe besoj, se gazetari , eshte i detyruar me ligj te shkruar apo te pa shkruar te respektoje emertimin zyrtar te nje vendin ne atdheun e tij. Kete mund ta shkruaj nje gazetar i huaj dhe s’ke ç’i ben, psh grek apo serb apo dhe i nje vendi tjeter, por jo gazetari shqiptar. Dhe e fundit: e di ky gazetar apo kushdo qofte se si perkethehet omonia? Bashkim.