Thirrja tashmë mbarëkombëtare për të ndihmuar fëmijët me talasemi, është përkrahur menjëherë nga i gjithë stafi i Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut dhe Kryqin e Kuq Shqiptar, ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të UKT-së u kthyen në një qendër e hapur dhurimi gjaku.
Për rreth 48 orë, i gjithë personeli: administrativ, teknik, drejtues dhe logjistik kanë dhuruar gjak, në një nismë që ka ardhur si një aksion shoqëror vullnetar.
Stafi i UKT-së ka shprehur gatishmërinë për të qenë gjithmonë në krah, jo vetëm të fëmijëve me talasemi, por edhe për të kontribuar në nisma të tilla humanitare, që japin shembuj e modele povitive për shoqërinë.
Kjo nuk është hera e parë që ne jemi përfshirë në nisma të tilla; disa muaj më parë ishin në krah të familjeve në nevojë me një kontribut modest por të sinqertë.
Këto aksione nuk janë pjesë e një veprimi për tu dukur, por për të demonstruar një nismë, një aksion në ndihmë të njëri-tjetrit.
Një nismë në mbështetje të tjetrit i jep shoqërisë një impuls për ta bërë atë më aktive dhe më të gjallë për të dhënë solidaritet. Kush jep diçka në ditë do të marrë gjithçka për gjithë jetën!