Përcaktohen kriteret e reja për pagesën e taksës së qarkullimit të makinave dhe afatet për kolaudimin e tyre. Rregullat janë firmosur nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në udhëzimin nr. 12, datë 4.4.2017, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 26, datë 4.9.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar. Ndryshimi thelbësor është në mënyrën e llogaritjes së taksës së qar-kullimit për mjetet e luksit dhe në llogaritjen e afatit të kolaudimit të mjeteve, i cili do të jetë 365-ditor.
Pagesa e taksës
Sipas ligjit në fuqi, taksa e regjistrimit fillestar dhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze është e vlefshme për 365 ditë dhe caktohet sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti fiks sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit. Taksa fikse për llojin e karburantit është 12,5 lekë për naftën dhe 10 lekë për benzinën. Koeficienti sipas vjetërsisë së mjetit është si në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij ligji, dhe është pjesë përbërëse e tij. Mjetet me vjetërsi nga 0-3 vjet nuk janë subjekt i kësaj takse. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, para kryerjes së kontrollit teknik vjetor të detyrueshëm të mjetit. Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit.
Taksa e regjistrimit fillestar për automjetet luksoze paguhet nga pronari i mjetit në momentin e regjistrimit fillestar të mjetit në drejtoritë rajonale të shërbimeve të transportit rrugor. Për efekt të taksës së regjistrimit fillestar për automjetet luksoze, për të vërtetuar se një automjet është luksoz apo jo, verifikimi bëhet me dokumentin teknik të origjinës së mjetit, ku është përcaktuar nëse cilindrata e automjetit është e barabartë ose më e madhe se 3000 cm3, ose nga dokumentet financiare shoqëruese të mjetit, si kontratë noteriale, faturë shitjeje, deklaratë me referencën doganore etj., ku është e përcaktuar se vlera/çmimi i automjetit është i barabartë ose më shumë se 5.000.000 lekë.
Taksa e përvitshme për automjetet luksoze është taksë vjetore për çdo vit kalendarik dhe ka vlefshmëri 365 ditë, pavarësisht nga momenti në të cilin ajo paguhet. Detyrimi për pagimin e taksës i takon pronarit të mjetit. Kjo taksë paguhet në të njëjtin moment kur paguhet taksa vjetore e mjeteve të përdorura të transportit. E ardhura nga kjo taksë, për çdo rast, mblidhet nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, drejtoritë rajonale, në momentin e vjeljes së taksës vjetore të mjeteve të përdorura.
Pronari i mjetit, i cili nuk kryen pagesën e kësaj takse brenda 10 ditëve nga mbarimi i afatit të vlefshmërisë së parashikuar, detyrohet të paguajë një gjobë prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më shumë se 25 për qind për çdo vit. (GSH)
Eshte nje nonsens total. paguajne taksa luksi makinat me mbi 3 vjet vjetersi, nderkohe makinat e reja, pavaresisht se mund te shkojne 100,000 plus Euro (qe nuk e di se cfare tjeter mund te quash luks) nuk e paguajne ate. Per ti rene ne koke perdoruesve te makinave te punes e keni bere kete dreq ligji? Po ata qe i kane mjete pune si ja bejne me “Luksin e te punuarit”?
@glendi nuk janw subjek i kesaj takse te thote…. mos spekuloni kot, hapini syte gjithe bota paguan taksa per automjetet ska rendesi te vjetra, a te reja, per boten themi ka rregulla kur vjen puna per shqiperine sbiem dakord ndonjehere, rezultat i politikes shumevjecare te mospagimit te taksave
kur vjen puna te taksat asnje shqipar seshte dakord, skane faj ne fakt se u mesuan gjithe keto vite ne anarshi fal saliut
Ka lezet rregulla te qarta fikse per drejtuesit e automjeteve, krahasuar me me pare ka nje ndryshim si nata me diten dhe mbi te gjitha nje fryme te re sa i takon korrektesise se pagimit te taksave.
ju lumte per punen qe po beni, pavaresisht pelqimeve politike keni vene ne vije shume gjeradeh rregulla qe deri dje calonin
Tani duhet te mesohemi te paguajme taksat dhe jo te qahemi si gjithmone. Deri tani vetem kemi qene kaos ku jo te gjithe paguanin taksat dhe komplet barra na biente neve te rregullteve. Kjo gje ka marre fund tani dhe te gjithe po paguajne si ceco cdo takse per shkak te penaliteteve te ndryshme. Ne baze te taksave mbahet shteti qe te mbushet gropa e lene nga xhaxhi sali. Tani duhet te mbushet kjo grope qe ti hapet rruge investimeve. Bravo