Ish-kryetari i bashkisë së qytetit Arkhangelsk në Rusi, ka terrorizuar të pranishmit në një qendër tregtare në Moskë, kur ka hyrë brenda saj me Ferrarin e tij.
Alexander Donskoy ka detyruar për 20 minuta stafin e sigurisë së qendrës tregtare ta ndiqte, ndërsa përpiqeshin ta ndalonin.
Megjithatë, në fund Donskoy nuk e ka quajtur gjestin e tij një akt huliganzimi, por një performancë artistike.