Një fenomen natyror, ndoshta i pavërejtur më parë është filmuar në një rrugë në Kanada. Re që bien nga qielli.
Madje, nga shumë persona është cilësuar edhe si një tsunami resh.
Shkak mendohet se është përqindja e lartë e avujve të ujit të kondensuar në ajër, në formën e një reje gjigande, e cila ka dhuruar një spektakël disi të frikshëm.
Por, nu mungojnë komentuesit, të cilët thonë se shkaqet janë shumë më mistike.
Ne “Autostrada del Sole”, jane fenomene gati te zakoneshme, sigurisht jo te ketyre dimensioneve, dhe i quajne “bombe mjegulle”.
Me ka rastisur edhe mua nje e tille, krejt befasisht, nje mengjez heret, udhetoja i vetem ne auto. Nuk kishte makina te tjera ne asnje drejtim dhe kur papritur bie si bombe, tre kater metra para makines nje sasi e habiteshme mjegulle, reje, ku asgje nuk mund te veshtroje per disa minuta. Kam gati frenuar, gjithnje duke lutur perendine te mos goditesha nga mdonje mjet tjeter.
Nje gje e tille e perafert, por kesaj radhe me uje shiu, me ka ndodhur ne nje udhekryq ne Queens te New Jork-ut, edhe aso kohe gati duke ju afruar udhekryqit, makina u mbulua me aq shume uje, sa dukej si brenda nje liqeni me uje. Te gjithe, ne ate mooment frenuan makinat e tyre, siç duket ishte nje fenomen i njohur per te gjithe new-jork-kezet. Edhe ne ate rast nuk pata as une dhe as nje tjeter demtime nga ky fenomen i befasishem natyror.
Per te gjithe qe mund te ndodhen para nje fenomeni te tille,gjeja e menjehereshme qe duhet te bejne, perveç lampexhanteve, te frenojne duke u pozicionuar ne krahun e djathte te rruges, pse jo edhe duke i rene klaksonit per gjithe minutat qe mund te vazhdoje fenomeni i befasishem.
Good luck a te gjitheve qe mund te ndodhen ne befasi nen trysnine e fenomeneve te tilla.