VIDEO+FOTO/ Vlorë: Shkarkohet i besuari i Koço Kokëdhimës nga kreu i Qarkut. Sherr e kapje pre gryke, ndërhyn policia

11 Prill 2017, 14:41Politika TEMA
VIDEO+FOTO/ Vlorë: Shkarkohet i besuari i Koço Kokëdhimës

Këshilli i Qarkut të Vlorës ka votuar mes debatesh mocionin e kërkuar nga këshilltarët e të majtës për shkarkimin nga detyra të kryetarit Sadrit Danaj.

Ky i fundit, ndonëse kishte marrë mandatin si përfaqësues i Partisë Socialiste kishte dalë hapur kundër kësaj force politike dhe njihej si mbështetës i partisë së re të ish-deputetit Koço Kokëdhima.

Kërkesa për mocion mosbesimi ndaj Danajt është bërë prej kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli.

Danaj ka insistuar të mos përfshihej në rendin e ditës kërkesa. Pas kryerjes së procesit të votimit ku morën pjesë 16 këshilltarë, pro shkarkimit të Danajt votuan 15 këshilltarë.

Danaj ka tentuar që përmes forcës të dhunojë materialet zgjedhore por është penguar të kryejë diçka të tillë.

Në vend të Danajt është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Qarkut Ervis Mocka.

4 komente në “VIDEO+FOTO/ Vlorë: Shkarkohet i besuari i Koço Kokëdhimës nga kreu i Qarkut. Sherr e kapje pre gryke, ndërhyn policia”

  1. albpetroli i shndruar ne albjurist prej Rames says:

    Po ketij te Albpetrolit kur i vjen rradha?
    Kot e bej pyetjen se sic po duken bathet Ky i Albpetrolit do te rrezohet sot se bashku me Ramen, pasi Patericat LSI dhe Cameri do te shkeputen nga sqetullat dhe duart e Edi Rames.
    Sic duket, e qeshura e dt.11 Prill 1985, do t’i dale e qarre pas 32 vitesh.

  2. Qim Peka says:

    Ore po Endrit te Albpetrolit kur i vjen rradha?????????????????????

  3. Shqiptar i Ndershëm says:

    Shihni, o popull patriot i Vlores, se cilet po ju “udheheqin”!
    Shihni mire me vemendje maskaraden e te gjitha Bandave Politike!
    Shihni dhe Ministrin Socialist Damian Gjiknuri duke u pertypur si Kafshe!
    Shihni mire politikanet “intelektual” Barkderra dhe Lapanjoze, te veshur me Kostum!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje