Nardi si Basha, sulmon ndërkombëtarët: Janë të dehur dhe korruptuar nga droga

12 Prill 2017, 19:31Politika TEMA

Me anë të një postimi në facebook, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka, ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve.

Ndoka shkruan se është e turpshme dhe e pamoralshme tendenca e ndërkombëtarëve në përpjekjet e njëanëshme për zgjidhjen e krizës.

Statusi i Ndokës:

Ndërkombëtarët të dehur nga kanabasi dhe të korruptuar nga droga!

Gjatë këtyre ditëve janë intensifikuar takimet me faktorin ndërkombëtar dhe zyrtarë të lartë të BE.

Që të jem korrekt në shumicën e rasteve përfaqësuesit ndërkombetarë janë treguar korrekt në raport me realitetin politik dhe me statusin e tyre diplomatik.

Por ama më shqetëson fakti, se mes tyre ka disa që përpiqen dukshëm të ofrojnë zgjidhje të njëanshme, oferta konkrete, joshje, presione duke thyer dhe përbaltur statusin e tyre diplomatik me interferimin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë në politikën shqiptare.

Habitem nga guximi dhe aventura e tyre diplomatike duke u paraqitur si palë me qeverinë shqiptare, duke thyer çdo etike diplomatike, ligjore e kushtetuese.

Aq shume bien ne sy per tendencen e tyre të njëanshme, sa një ‘arne e qepur me pe të bardhë në një copë të zezë’!

Por megjithë ketë trysni “diplomatike”, nuk arritën të “peshkojnë” asnjë parti opozitare për të thyer bojkotin parlamentar, protestën në çadër dhe për tu regjistruar në zgjedhje, si parti e privilegjuar opozitare!

Ky proçes dështoi me turp, por ama vihej re dukshëm dehja e tyre nga kanabasi dhe korrupsioni i drogës, aq sa vija e kuqe diplomatike ishte zbardhur fare!

Kam edhe një fakt tjetër trishtues nga PPE në Maltë, më rezulton se qeveria shqiptare kishte “lobuar” me të njëjtat mjete, që të kalonte një rezolutë kundër bojkotit në Kongresin e Partive Popullore Europiane.

Media pranë qeverisë dhe kryeministrit, interesoheshin çdo sekonde për një rezolute, që nuk ishte votuar akoma dhe ato kishin dijeni për të!

Qeveria aktuale duhet të ndalë këtë fenomen, të ndalojë kultivimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike, por të ndaloje edhe tendencën e “dehjes” së ndërkombëtarëve me lekët e drogës dhe të korrupsionit qeveritar.

Situata është alarmante, por opozita është në lartësinë e detyrës dhe përgjegjësisë kombëtare, çdo tendence dashakeqëse do të dështojë me turp.

Kauza e “Opozitës së Bashkuar” e qytetareve shqiptarë është më e madhe, sesa disa mandate, apo privilegje me shumë!

Kush tradhëton kauzën, apo përpiqët ta dështojë atë, do të përfundojë me turp, si mbetje politike.

Ky është fundi!

6 komente në “Nardi si Basha, sulmon ndërkombëtarët: Janë të dehur dhe korruptuar nga droga”

  1. Besoj says:

    Cadra eshte Titaniku i histories, fundi i cadres se karavidheve politike.

  2. maloku says:

    Nuk e kuptoj nje njeri si ky qe e mban veten si te “zgjuar” , ” ,intelektual “politikan i dores se pare”, shqipetaret nuk po e vleresojne.

  3. adnan kondakci says:

    O Zot i madh, politikan edhe Nard Ndoka, i padenje edhe per estraden e dikurshme. Edhe ky u be politikan? Edhe ky qe di te lexoje vetem abetaren? Edhe ky di te beje analiza? Imagjinoni sa koqe jane njerezit qe i japin voten nje kryekoqeje? O Zot, ftilloje mendjen e shqiptareve!

  4. Drejtesia says:

    Ik ore idjot funksional.

  5. shqip says:

    Po çfare i jepni te pijne ketyre çadristeve? I toksikuan me bar lazarati qe ua sjell Dasho Alikua . Keta paskan merre vendin te dalin perfundimisht nga politika .

  6. Fatosi-kosove says:

    Ku jane shqiptaret o Zoti i madh,nardi,dulla qenkan nisur per ne qader,po kush i pret aty pos lulit?
    Mos ndoshta fazlliqi pasi shifni nardin sa i menqur po duket,dhe pas “suksesit” dance avec le star i duket vetja tarzan,dhe une i them te “lumt” o tarzan shko ne xhungel (qader) dhe bashkohu me ata qe jetojne ne xhungel,por mos harro,mos lejo kusheririn tand dulen te ik nga aty pa ngren ndonje banan,nese skeni kerkojani sali berishes e ai i telefonon mikut vlla te tij micotakisist dhe sa mbyll e hap syte aty do ti keni,phy rrace e poshter,jeni qartur nga droga dhe krimi dhe shkoni deri aty sa te gjithe ju duken te dehur nga droga,ju duhet te pergjgjuni qe nga Lazarati qe e bat republike por qe Rama jua shkatrroi tash doni ta ndertoni nje te e ne qader,kurr me mire mos ju paft populli por as europa e bota sa here qe vijne ne shqiperi vetem ne xhungel ju pafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje