Arrestimi i Bashkimit Europian dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit si "komplotistë"

12 Prill 2017, 17:02Politika TEMA

Nga Met Dervishi

Sot, nga bunkeri i tij, të cilin e quan shesh të rinisë dhe të republikës së tij të re, z. Basha, kryetar i Partisë Demokratike, projektin e Vetingut e ka quajtur publikisht komplot ndërkombëtar mafioz, në qendër të të cilit është z. Rama.

Sipas tij, mbështetësit ndërkombëtarë të Vetingut janë paguar me dollarët dhe eurot e kanabisit shqiptar, bankomati i të cilave është kryeministri aktual i Shqipërisë, dhe, në këto kushte, oferta e Partisë Demokratike për qeveri teknike është zemërgjerë: në fakt ajo duhet të kërkonte arrestimin e kryeministrit.

Por, në këtë mes, ajo që nënkupton z. Basha, por që nuk e shpreh për arsye që kuptohen, është dëshira e fshehtë  e tij për arrestimin e ndërkombëtarëve dhe të ekspertëve të tyre, bashkëpunëtorë në krim me z. Rama. Dhe, në fakt, po të ishte koherent më republikën e tij të re, ai duhet të kërkonte dhe arrestimin e tyre.

Gjithsesi, sipas z. Basha, ky nuk është vetëm një komplot Vetingu, por dhe një komplot ndërkombëtar ekonomik i thellë, nëpërmjet fondeve publike, si pasojë e të cilit shqiptarëve të këtushëm u vidhen 2.8 miladardë euro, ndryshe, sipas llogarive të tij, si pasojë e orientimit euroatlantik të shqiptarëve të këtushëm, atyre u vidhen një mijë euro për frymë.

Megjithatë z. Basha është në këtë mes një jurist amnistish ( Dhe ai ka parasysh aministimin e tij për grabitjen e Rrugës së Kombit): ai nuk kërkon as arrestimin e z. Rama, as arrestimin e ndërkombëtarëve, po vetëm një qeveri teknike që t’i amnistojë të dy palët, si z. Rama, si ndërkombëtarët që po  vjedhin sistematikisht shqiptarët.  Dhe, në këtë rast, kuptohet, dhe amnistia për vetveten dhe bashkëpunëtorët e tij të Rrugës së Kombit.

Njëzet vite më parë, tutori i z. Basha, ish president, z. Berisha, në vitin 1997, nëpërmjet Gazidedes,  i akuzoi ndërkombëtarët për komplot  kundër tij, por në asnjë rast ai nuk kërkoi arrestimin e tyre. Në rastin më të vështirë të tij, ai refuzoi takimin me një zëvëndës sekretar shteti të departamentit Amerikan të Shtetit.

Mirëpo, kësaj radhe, panorama e akuzës së z. Basha është ku e ku më e gjerë: qeveria teknike e tij kësisoj është një amnisti politike që ai po e kërkon me zemërgjerësi jo vetëm për mbështetësit amerikanë të Vetingut, por dhe për mbështetësit europianë të tillë si Filkenshtain e company, si dhe një amnisti e gjerë për të gjithë grabitqarët ekonomikë të Shqipërisë Londineze gjatë këtyre njëzet e pesë viteve të demokracisë.

Fakti që ai po kërkon amnisti për veten nga Vetingu është më se i kuptueshëm, por fakti që ai po kërkon amnisti për ndërkombëtarët që kanë konstruktuar një komplot ekonomik kundër shqiptarëve të këtushëm është problematik.

Qoftë Departamenti Amerikan i Shtetit, qoftë Brukseli i z. Kukan apo z. Filkenshtain duhet të shprehen qartë kësaj radhe, se , publikisht, janë akuzuar si bashkëpunëtorë në një komplot jo vetëm juridik e kushtetues ( Vetingu), por dhe ekonomik për grabitjen e shqiptarëve të këtushëm.

As më shumë, as më pak, bashkë me arrestimin e z. Rama, nga bunkeri i tij,  z. Basha, sot ka kërkuar publikisht dhe arrestimin e tyre.

Që shqiptarët në këto vise të Ballkanit Perëndimor kanë orientim euroatlantik , kjo dihet.

Që shqiptarët këtë orientim euroatlantik nuk e kuptojnë si grabitje, dhe kjo dihet.

Por që kemi liderë të një partie anëtare të Partive Popullore Europiane që e konceptojnë marrëdhënien euroatlantike si komplot, kjo nuk dihet dhe është e duhet të jetë problematike si për shqiptarët si për euroatlantikët.

Dhe për këtë duhet të mbajnë qëndrim të qartë të gjithë faktorët që janë vënë në bankën e akuzës nga z. Basha, kryetar i Partisë Demokratike, anëtare e Partive Popullore Europiane.

Po kështu duhet të mbajë qëndrim dhedepartamenti Amerikan i Shtetit, për një parti që i akuzon për grabitjen e fondeve publike në vendin më të varfër të Ballkanit Perëndimor.

Në fjalimin e tij të sotshëm, z. Basha nuk ka vënë në bankën e të akuzuarit vetëm z. Rama, kryeministrin e Shqipërisë Londineze, po të gjitha ata që i kanë rekomanduar opozitës të kthehet në parlament.

Opsionet që të mbyllim në një dhomë z. Rama, z. Meta, z. Basha, janë përgjigje ezopike që nuk japin asnjë përgjigje.

Euroatlantikët janë akuzuar dhe duhet të japin përgjigje nëse lideri i Partisë Demokratike është euroatlantik.

Pa ekuivoke.

12 komente në “Arrestimi i Bashkimit Europian dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit si “komplotistë””

  1. Mondi Hajro says:

    Të flasi kryetari i PD me këtë gjuhë është turp i math, mjere ai për këtë mendje

    1. may says:

      Ketij Bashes do ti kete bere ndonje gje Saliu, pa diskutim- i ka hedhur ndonje lloj droge ne gjak qe te flas percart, deri ne humbje llogjike totale, ne menyre qe ta heqi qafe edhe kete sic ka bere me te tjeret, kush i ka prere rrugne e ka qeruar , dhe Bashes sic duket po i vjen fundi, dhe nuk duket se ka rruge shpetimi, Berisha e ka urdheruar deri ne vdekje te mbroj kauzen e tij, dhe basha vepron si somnabul, i vetedijshem, njeri i cartur.

  2. Aseni says:

    Duket see pas dy muajsh ne bulevard, Lulit I eshte dobesuar llastiku brekve.

  3. tan says:

    priteni tani kur te bej thirrje per te rrembyer armet kundra kapitalisteve amerikano-europian.Lulka kujdes nga diversantet dhe armiku i brendshem.

  4. Fieri says:

    Dy poliagjent nxori Shqiperia.
    E ka thene Enveri dhe Sala.
    1981 Mehmet Shehu
    2017 Edi Rama.

  5. american2016al says:

    Zot na ruaj nga keta te marre, nuk ka nevoje per koment se ne te tilla deklarata duhet te vendosin doktorret dhe jo politikanet per pergjegjshmerine e personit qe deklaron per armiq te jashtem!!!
    Keto jane mostrat e se kaluares qe premtonin Luger e Arte dhe nuk na lane as te drurit.

  6. shqip says:

    Tek “Qadra e lirise” behen thirrje si ne zboret e dikurshme. Ku propaganda mobilizonte rezervistet Duke sulmuar imperialistet dhe revizionistet. Ne fakt ata te valles se Baftjarit nuk hane pyka. Ndryshe do ja kishin leshuar stolat ne koke Lylit. Po turpi me i madh u ngelet atyre palaçove qe hyne ne (Q)afer si intelektuale. Ju jam dhjere titujt e diplomat o rrace talebanesh. Kjo r sotmja i kalon edhe me te pa imagjinuarat.

  7. Sparetaku says:

    Per keto 2.8 miliard euro qe akuzon Basha,a ka ndonje vendim gjykate apo ja fut ashtu kot fare per te pjerdhur mendjen e pordhaceve te çadres? Ku i vodhi Edi Rama? A i pa kete vjedhje Basha?

  8. Baca-Bajram says:

    Lulka eshte nje marionet e Sal-koshit, qe ky i fundit e nxjerr perpara per te mbrojtur pislliqet e veta, shkurt – kamikzi i Sal-koshit. Lulka shue shpejt do e marri vesh se harakiri qe po ben ne emer te mbrojtjes te drejtesise dhe interesave “KOMBTARE”, po i sjell fundin atij dhe padrinove qe ai perpiqet te mbroj. Eshte ber kaq qesharak duke dali e lehur si kone tek cadra, sa te vjen keq per te shkretin, qe deren e ka te hapur te 316-ta.
    Te Cadra, te Cadra, te Cadra! – O Popull shqiptar c’prisni me nga keta plehra, Ne 18 Qershor e keni ne dore t’u jepni ju vendimin perfundimtar ketyre plehrave pavarsisht se si ven punet e vettingut apo se c’do te bej qeveria e Rama. Jepini vendimin qe meritojn duke i hequi qafe njehere e pergjithemon keto shushunjeza qe jane majmur duke ju pire gjakun.

  9. butrinti says:

    BASHA MBRON bASHEN BERISHA SA E SHTYN.

  10. DALLTON says:

    O Lulush-Mafishja mos u kruaj shume me nderkombetaret dhe me U.S.A. se ke per te perfunduar brenda ,ska me ha muco dhe pi muco kemi qe me 90-ten qe kemi enderruar te futemi ne EUROPE,sot qe erdhi koha qe te na pranojne ,surrati juaj me gjith surratin e Berishes qe jeni bere si ai “DEFI”i jevgut mundohi qe ta mbani peng SHqiperine ,me 18 qershor ke per ta pare mire o surrat-“MAJMUN”.

  11. Danua says:

    O njerëz Të MIRË, të VUAJTUR e të VARFËR.!
    (se të pasurit janë të pakët në këtë vend)
    DILNI MË 18-Qershor, dhe votoni si ju thotë zemra,
    Ne jemi të varfër, por popull i zgjuar.!
    Po dolëm të tërë të themi dëshirën tonë, pa tjetër që mendimi i shumicës do të jetë ai i drejti,dhe i duhuri.Mendoni me mendje dhe zemër për fëmijët tuaj dhe këtë vend ku po jetojmë jetën tonë me të
    mirat e hallet e saj.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje