Klosi: Zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, Edi Rama do konfirmohet si kryeminister!

12 Prill 2017, 14:49Politika TEMA

Në takimin me qindra të rinj të Beratit, drejtuesi politik i këtij qarku për Partinë Socialiste Blendi Klosi,  deklaroi se zgjedhjet do të mbahen sipas përcaktimit kushtetues, në datën 18  qershor dhe do të jenë brenda të gjitha normave të demokracisë.

“ Asnjë shqetësim për standartin e zgjedhjeve. Zgjedhjet do të mbahen sipas të gjitha normave demokratike” –  deklaroi Blendi Klosi.

I deleguari i PS në Berat deklaroi gjithashtu përpara të rinjve se 18 qershori, jo vetëm do të rikonfirmojë fituese Partinë Socialiste, por do të rikonfirmojë fitoren e saj të thellë si garancia për të vijuar reformat e nisura nga qeveria Rama.

Ndër to, z. Klosi veçoi reformën në arsimnë arsimin profesional dhe atë të lartë, të cilat kanë nisur të japin rezultatin e parë të lidhjes së edukimit me tregun  e punës.

“ Vota jonë masive pro Partisë Socialiste do të jetë garancia e mbrojtjes së gjithë reformave që kemi bërë në këto katër vjet dhe gjithashtu garantuesja e vijmit të tyre në katër vitet e tjera” – deklaroi Klosi.

Klosi shprehu bindjen e plotë se  18 qershori do të rikonfirmojë kryeministër Edi Ramën, do të konfirmojë ashtu si në 26 vjet, Beratin si bastion të Partisë Socialiste.

Ai i bëri ftesë të gjithë të rinjve të jenë të pranishëm në Sheshin Skenderbej ditën e enjte,  në orën 18.00 në takimin e të rinjve nga e gjithë Shqipëria, votues për herë të parë, me kryeministrin e vendit z. Edi Rama.

Deputetët e Partisë Socialiste të qarkut të Beratit, ftuan gjithashtu të rinjtë të vendosen në krye të fitores në 18  qershor, si e ardhmja e këtij vendi që garantohet vetëm përmes fitores së PS-së në 18 qershor.

1 komente në “Klosi: Zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor, Edi Rama do konfirmohet si kryeminister!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje