Vetting-u/ Kryeparlamentari Meta: Më 18 prill tjetër seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit

12 Prill 2017, 11:47Politika TEMA

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një tjetër seancë të jashtëzakonshme, pas asaj të së martës.

Seanca do të mbahet me datë 18 prill.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u ka bërë thirrje përmes një letre krerëve të grupeve parlamentare për të sjellë propozimet për dy anëtarët e komisioneve ‘Ad Hoc’ në lidhje me procesin e Reformës në Drejtësi për verifikimin e figurave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Rendi i ditës:

Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad Hoc me 12 anëtarë, të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “për rivlerësimin e kalimtarëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë”.

Miratimi i projektvendimit të Kuvendit “Për krijimin dhe përbërjen e Komisionit ad hoc me 6 anëtarë të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Këto komisione përbëhen respektivisht nga: 12 anëtarë, gjashtë të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjashtë nga grupet parlamentare të pakicës. 6 anëtarë, tre të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës.

Kreu i Kuvendit bën thirrje që kandidatët e propozuar për komisionet ad hoc të dorëzohen brenda datës 13 prill ora 16:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje