Tashmë nuk përbën më lajm, që ndërkombëtarët janë kundër Lulzim Bashës dhe qendrimeve të tij për bojkotin e parlamentit, krijimin e një qeverie teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve.
Eduard Kukan, europarlamentar i djathtë, mbështetës i Partisë Demokratike dhe një zë autoritar në Parlamentin Europian për Shqipërinë e rajonin, deklaroi dje:
“Bojkoti i zgjedhjeve nuk është në të mirë të askujt. Ne u themi partnerëve tanë në Shqipëri se e vetmja mënyrë për t’ia dalë politikisht, është pjesëmarrja në zgjedhje, marrëveshja politike e të gjithë aktorëve të rëndësishëm që ulen për t’u marrë vesh se si të organizojnë zgjedhje të besueshme, të lira e të ndershme.
Unë vetëm mund të përsëris se prej ca kohësh jepen mesazhe të njëjta, pavarësisht se kush i dërgon ato, përfshirë edhe përfaqësuesit politikë në nivelin më të lartë: Bojkoti nuk është rrugë dhe as moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nuk është rrugë. Ne gjithmonë u themi atyre (PD) se është e domosdoshme që ju të merrni pjesë dhe të dëshmoni se jeni të fortë politikisht në zgjedhje, në varësi të njerëzve që do të votojnë për ju.
…
Ne kemi rregulla të qarta për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe për këtë arsye, OSBE po dërgon vëzhguesit e saj e kjo do jetë e qartë.
…
Shpresoj se njerëzit nuk do të keqpërdoren politikisht, për ndonjë lloj manipulimi nga politikanët. Kjo është me rëndësi dhe nënkuptoj për shembull zgjedhjet lokale në Kavajë, më 7 Maj…”
Ndërkohë, Knut Fleckenstein deklaroi se kërkesat e PD-së nuk mbështeten nga asnjë europarlamentar, pasi janë absurde.
Ndërkohë, Vangjel Dule thotë se ndërkombëtarët iu kanë bërë ofertë partive opozitare që të braktisin PD-në dhe të futen në zgjedhje më 18 qershor.
“Në takimet me diplomatët kryesisht kanë qenë në formën e paraqitjes së argumenteve të njohura nga ana e partive të opozitës.
Kam dëgjuar dhe diçka të cilën po ta kisha dëgjuar individualisht nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht.
Fatmirësisht isha dhe me kolegë të tjerë politikanë, ditët e fundit, që dëgjova një propozim kaq cinik që nuk e besova se e dëgjova.
Na u tha në prani të përfaqësuesve të 4-5 forcave politike që ndoshta mund të ishte një shans i mirë për ne që të përfitonim nga mospjesëmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhje për të marrë ndonjë mandat më tepër.
Nëse do të isha “tetë a tetë” me atë bashkëbisedues nuk do të merrja përgjegjësinë ta thoja publikisht, por isha me fat se isha me të tjerë që e dëgjuan.
Duhet ta keni të qartë që ka dhe nga këto mendime”, u shpreh Dule gjatë një bashkëbisedimi në Universitetin Europian të Tiranës.
Ju ka thene nje gje te zgjuar dhe te drejte.
Siç po duket se Lulezim Basha,jo vetem do shkaterroi vehten e tij por edhe te gjithe pd-ke.Por qenkan budallenj keta te partive te tjera ne koalicion me pd-ke qe ven pas avazit te Bashes.Mire Basha bene se ka hall te madhe pasi ka bere krime,po ju te tjeret qe nuk kini bere pse nuk shkoni ne zgjedhje? A po shikoni qe e gjithe bota dhe vete populli shqipetar eshte kundra pd-ke? Zgjedhjet do behen patjeter,se eshte e drejta e shqipetareve,dhe jo vetem e Bashes.Ai ka vetem nje vote,dhe bene si te doje me ate.Kot sorollateni.Do t’ju urrej me shume populli.
O zoti Dule! Ti je grek, qendrimi qe mban eshte i ardhte keq zotit. Natyrisht ty te intereson qe PD ta beje cafterra shqiperine, sic e beri ne ’97-ten, por kjo nuk eshte normale. Ju jeni pjestar i nje kombi me qyteterim mijravjecar, nuk eshte normal qendrimi yt, te mos perkrahesh perfshirjen tone ne kete qyteterim. Une i kam perkitur dhe i perkas PD, por drejtuesit e partise ku une shpirterisht kam bere pjese, kane lajthitur me te gjitha. Nuk mund ta vesh partine ne sherbim te nje grupi te caktuar, shkeles kronik te ligjit, te cilet me qendrimin e tyre po e shkaterrojne perfundimisht kete Parti. Nuk jane budallenj perendimoret dhe ata qe te kane thene ty, qe ti jepni duart kesaj kaste qe sot ka uzurpuar PD. PD keshtu sic eshte do te thote se ka vdekur, nuk kryen misionin qe kerkon koha dhe eshte bere forca me regresive ne vend. Varrosja e saj aktualisht,j duket eshte kthyer ne nevoje.
Peco, Ke bere nje analize qe as ato 8/9 vjecares nuk e bejne. Cfare eshte ky epitet ‘grek’?! Ai eshte shtetas shqiptar dhe deputet. Te tjerat jane politike.
Po te jene vertet Parti ate duhet te bejne te vendosin ne interesin e tyre, apo jane thelbesisht te qendres se djathte haHAHAHA.Dule sa me te majtet sa me te djathtet, Duka i Krimit po nuk merret vesh po ashtu. Spahiu jo kuq e zi por i zi krejt, vetem Mediut i takon me mbet se ka mbet qe nga Gerdeci bisht i prapem i Salehut.Keta te tjeret po si kuptuan te huajt ne p…. te s’emes te vene bashke me Luleshen.hahaha Po qe behet mire se shpeton vendi ne menyre te lehte nga keta plehra te politikes, pastrim goxha i rendesishem biles, po nxiten ca grupe alabakesh per hir te stabilitetit rasini mrena dhe te shifni sa bukur shkon kjo pune.Per Dulen jam i sigurt qe do futet se greket e kane me hile gjithmone e ju duhen nja dy vende ne Parlamentin e RI.
DULE ! GJARPER ANTISHQIPTAR .
Dule , ku ta kesh , ne tule.
Dules po i “digjet” barku per PD !
Nuk eshte fundi i botes,ne se PD perfundon ne nje OJQ.
Opozite quhen te gjitha partite qe humbasin ne zgjedhjet e rradhes,dikush do jete me e vogel apo e madhe,pak ka rendesi.
Do shpallet “dite feste”,kurora me lule do vendosen,ne lapidarin kushtuar kesaj partie.
“Antentatori” do jete Basha,i mbeti ne dore “dopjo gjashta”.
Falimentimi nuk eshte vetem ekonomik por dhe politik, mos u “habit” z. Dule !
Vargjet e Musarajt- U mbyt ania me ……!
Me vjene me te vertet shume keq per Vangjel Dulen. Gjithmone un kam thene njerzeve te mi qe te votjne Dulen se besoja shume,por tani nese do kisha mundesi te votoja do te votoja kunder dhe me shume bindje me zhgenjeve zoti Dule.
Dulja nuk eshte opozite tradicionale e te majtes,ai eshte opozite me kedo kur i preken jo interesat e tij dhe te partise se tij,por interesat e Greqise,pra si i tille ai do futet ne zgjedhje sepse Greqia i mbron interesat e saj edhe me sa me shume deputet minoritare ne parlament dhe kete me mire se kushdo e dulja, por gjynah qe ben sihur nuk e di basha ,apo i plasi bashes… ai ka hallin e kokes se tij.