Mbyllet ndeshja çerekfinale Bayern Mynih-Real Madrid me rezultatin 1-2. Të gjithë golat dhe rastet me VIDEO

12 Prill 2017, 22:39Sociale TEMA
Mbyllet ndeshja çerekfinale Bayern Mynih-Real Madrid me rezultatin 1-2.

Bayern Mynih-Real Madrid është çerekfinalja e rradhës në “Uefa Champions League” e cila do të luhet në “Allianz Arena”.

Një sfidë e cila pritet që të dhurojë mjaft emocione dhe spektakël pasi të dyja ekipet do të kërkojnë që të marrin fitoren.

Më poshtë do të keni mundësi të ndiqni me Video minutë pas minute rastet e kësaj sfidë.

Formacionet.

Bayern Mynih: Nojer, Boateng, Lahm, Alaba, Thiago, Martinez, Robben, Ribery, Alonso, Vidal, Muller

Real Madrid: Navas, Carvajal, Ramos, Nacho, Casemiro, Marcelo, Kroos, Modric, Bale, Ronaldo, Benzema

Mbyllet ndeshja çerekfinale Bayern Mynih-Real Madrid me rezultatin 1-2

GOL! Vjen goli i avantazhit për Realin e Madridit me anë të Kristiano Ronaldos që mposht Nojerin duke shënuar dhe golin e dytë personal

Minuta 74′, Manuel Nojer bën sërish mrekullinë duke bërë një pritje spektakolare pas goditjes së Ronaldos duke i mohuar një gol të sigurtë

Bayerni mbetet me 10-lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të mesfushorit Havi Martinez

Minuta 55′, Reali shumë pranë golit të avantazhit me anë të Bale që godet sakt me kokë, por Nojer bën mrekullinë duke larguar një gol të sigurtë

GOL! Shënon Reali i Madridit me anë të sulmuesit portugez Kristiano Ronaldo, që barazpeshon shifrat në “Allianz Arena”.

Nis pjesa e dytë Bayern-Real Madrid

Bayerni humbet një mundësi të artë për të shënuar golin e dytë me Vidal që gabon rëndë nga pika e bardhë e 11-metërshit duke e dërguar topin mbi tranversë

Minuta 42′, Kundërpërgjigjet Reali i Madridit me anë të Ronaldos që ndalet nga Nojer dhe Toni Kross që e dërgon topin ngjitur me shtyllën pingule

Minuta 40′, Bayerni shumë pranë golit të dytë me të njëjtin protagosnit, Arturo Vidal, por gjuajtja e tij këtë rradhë përfundon mbi tranversë

GOL! Bayerni zhbllokon rezultatin duke kaluar në epërsi me anë të Vidal që realizon një gol mjaft të bukur me kokë

Minuta 17′, Provon sërish Reali që i afrohet golit të avantazhit me anë të Benzema, por gjuajtja e tij ndalet në tranversë

Minuta 14′, Kristiano Ronaldo tenton te rrezikojë me anë të një goditje dënimi por jashtë kuadratit

 

Nis sfida Bayern-Real me topin e nisur nga qëndra nga ana e vendasve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje