Ditën e djeshme kreu i opozitës Lulzim Basha hodhi akuza të forta në lidhje me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së duke thënë se ata janë pjesë e një projekti mafioz që ka për qëllim ta vërë vettingun dhe reformën në drejtësi në duart e Edi Ramës.
Sot Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj një të deleguari të BE-së duke thënë se ka folur para aleatëve të opozitës sikur të ishte thërritur nga Kominterni i Stalinit.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati I cili duke folur nga aula e parlamentit, është shprehur se PD po rrëshket drejt etiketimit si një parti që është marrë peng nga rrymat anti- europiane.
Bushati I është referuar dhe deklaratës së Bashës, se Shqipëria politike është në një krizë më të madhe sesa ajo në Maqedoni.
“Per herë të parë një politikan si Lulzim Basha guxon të krahasojë situatën tonë me atë në Maqedoni, por edhe guxon duke thënë se situate këtu na qenka 10 herë apo më shumë e keqe se në Maqedoni.
Kujt i referohet Basha, atyre që dalin me parrula anti BE, anti shqiptare? Atyre që kanë 3 muaj që duan ti portretizojnë shqiptarët si punëtorë sezonalë? Kë konsideron të kapur nga mafia Lulzim Basha? Përfaqësuesen e Bashkimit Europian? Po Johanes Hahn, që është pjesë e partive politike nga ku militojnë Berisha e Basha? Edhe ky na qenka i kapur nga ne?
Për hetë të parë në këto vite si ministër i Jashtëm po marr pyetje nga gazetarët e huaj në lidhje me fraksionet anti europiane në Shqipëri!
Si sot e asnjëherë më parë duket sikur jeni peng i rrymës antieuropiane, peng i frikës së Vettingut.”-tha Bushati.