"Associated Press": Opozita po pengon reformën

13 Prill 2017, 12:01Politika TEMA

Një sërë mediash ndërkombëtare përcollën apelin e Bashkimit Europian për opozitën shqiptare, që t’i japë fund bojkotit në Parlament e të bëhet pjesë aktive e vazhdimit të punës për reformën në drejtësi, duke e konsideruar të një rëndësie kyçe në përpjekjet e vendit për anëtarësim në bllokun europian.

Associated Press shkruan se si reforma në drejtësi u miratua vitin e kaluar, por po pengohet prej largimit të opozitës nga Parlamenti.

Opozita pretendon se këto institucione mund të jenë subjekt manipulimi.

BE-ja thotë se nuk është kjo mënyra për të zgjidhur pakënaqësitë.

“Debati politik nuk duhet të zhvillohet jashtë, por brenda Parlamentit, në përputhje me praktikat demokratike”, ishte deklarata e qartë e shefes së diplomacisë eurpiane, Federica Mogherini, dhe komisionerit për zgjerimin Johannes Hahn, të cilët shprehën keqardhje për bojkotin e opozitës dhe faktin që nuk u regjistrua në zgjedhje.

Të dy ata i drejtuan partive politike apelin të përfundojë krijimin e institucioneve të vettingut, vlerësimit dhe verifikimit të figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duke iu referuar një reference ndaj kritikave të fundit që kryetari i PD, Lulzim Basha i ka bërë reformës në drejtësi, Mogherini dhe Hahn theksuan se “goditja e reformës në drejtësi, në vend të punës për të siguruar zbatimin e vettingut, nën mbikqyrjen e ngushtë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”.

Basha të mërkurën akuzoi diplomatë të lartë në Tiranë se mbështetin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vendosur gjyqësorin nën kontrollin e partisë në pushtet.

Edhe pse kreu i PD nuk tha emra, referimi i tij ndaj ambasadores së delegacionit të BE, Romana Vlahutin u kuptua qartë.

Shqipëria duhet me çdo kusht të përmirësojë sistemin e korruptuar të drejtësisë përpara se Brukseli të japë dritën jeshile negociatave të anëtarësimit.

1 komente në ““Associated Press”: Opozita po pengon reformën”

  1. Kriss says:

    E si Munden kriminelet te pranojne drejtesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje