Pas akuzave të ulëta të bëra dje nga kreu i PD-së Lulzim Basha, ndaj ndërkombëtarëve, ka ardhur edhe reagimi i këtyre të fundit. Kështu prestigjozja Washington Post ka publikuar deklaratën e plotë të eurokomisionerit Hahn dhe Mogherinit ndaj Bashës, duke i dhënë atij një shuplakë të fortë.
“Bashkimi Europian i bëri thirrje opozitës së Shqipërisë të mërkurën që t’i japë fund bojkotit të parlamentit dhe të marrin pjesë në zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo reformë konsiderohet si kyçe për përpjekjet e integrimit të vendit me bllokun prej 28-vendesh.
Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini dhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn lëshuan një deklaratë të përbashkët duke i thënë Shqipërisë se reforma në drejtësi ishte “një hap i rëndësishëm për vendin për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.”
Ata thanë se debati politik duhet të bëhet “brenda parlamentit, sipas praktikave demokratike.”
Reforma në drejtësi e miratuar vitin e kaluar ka qenë e bllokuar nga bojkoti i opozitës ndaj parlamentit, i cili ka nevojë të krijojë organet e verifikimit (Vettingu) që do të vlerësojë gjyqtarët dhe prokurorët. Opozita thotë se këto organe mund të jenë subjekt i manipulimit.
Kreu i Partisë Demokratike të opozitës Lulzim Basha të mërkurën akuzoi “diplomatë të lartë në Tiranë”, pa i përmendur ato me emra, duke thënë se këto të fundit po mbështesin përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të vënë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e partisë në pushtet.
Që nga mesi i shkurtit, mbështetësit demokratët kanë bllokuar bulevardin kryesor në Tiranë, kryeqytetin i vendit, me një çadër pranë zyrës së Ramës, duke thënë se ata do të bojkotojnë zgjedhjet parlamentare 18 qershorit sepse pretendojnë se qeveria do të manipulojnë votën me paratë e drogës.”, shkruan THE WASHINGTON POST
Lajmi është pasqyruar edhe nga prestigjiozja tjetër, “New Tork Times”.
edhe new york times e ka publikuar nje lajm te tille. berisha do thote qe keto gazeta jane komuniste .
https://query.nytimes.com/search/sitesearch/?action=click&contentCollection®ion=TopBar&WT.nav=searchWidget&module=SearchSubmit&pgtype=Homepage#/albania/7days/
SALI BERISHA dhe Lulezim Basha jane KRIMINELE te popullit e te DEMOKRACIS. Se bashku me klanin dhe bashkepuntoret e tyre PERBEJNE RREZIKSHMERI PER LIRITE e TE DREJTAT e QYTETAREVE… DUHEN MBYLLUR NE KAFAZ te dy bashke.Gjithe hajdutet e kriminelet po sabotojne vettingun e reformen ne Drejtesi.Keta jane shndruar ne bajraktare e bejlere vetem duke grabitur,Pushtetin e duan te mbrohen nga gjykimi i ppullit …. Pikerisht keta kane qene e jane spiune e karieristet me te cmendur
Artikulli ne WP eshte shkruar nga Llazi re laco..
He dreq he !