Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta kanë nisur një takim te Kryesia e Kuvendit.
Zhvillimet e fundit politike si dhe vendimi mbi koalicionin PS-LSI duket se do të jenë në fokus të diskutimit mes dy liderëve kryesorë të së majtës.
Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të 3 emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.
Takimi po zhvillohet pak orë parë nisjes së procedurave për zgjedhjen e presidentit të republikës.
Ndërkohë që nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00 do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit. Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve vjen menjëherë pas kërkesës së kreut të grupit Parlamentar socialit Gramoz Ruçi.