Për Sekretaren e Rinisë në PS-së, Elisa Spiropali, deklaratat e Bashës për diplomatët e huaj në Tiranë janë të papranueshme. E ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, ajo e sheh këtë qasje të opozitës si të përkohshme, pasi ka bindjen se do ti thërrasë arsyes.
“E kanë shpallur sot vettingun një projekt mafioz me komplecitetin e ndërkombëtarëve dhe partnerëve tanë, ambasadorëve. Një retorikë që nuk ishte dëgjuar prej kohësh dhe nuk i bën mirë. Kemi largim të opozitës nga qasja pro BE. Mendoj se është e përkohshme, shumë shpejt do ti thërrasin arsyes dhe do kthehen në Kuvend. Thirrje të tilla janë të papranueshme në të gjitha kuptimet dhe duken si përpjekje e izoluar dhe e dëshpëruar e një grupi të vogël njerëzish që e quajnë veten drejtues të PD për të marrë peng të gjithë proçesin zgjedhor dhe institucionet e Shqipërisë“, deklaroi Spiropali.
Për takimin e mbrëmjes së sotme mes bashkëkryetarëve Rama-Meta, Spiropali ka këtë koment:
“Janë dy drejtuesit e kolalicionit qeverisës dhe nuk është habi që takohen. Për më tepër bisedat mes tyre zhvillohen aty mes tyre në tavolinë. Në rast se do ketë deklarata pas takimit do bëhen publike”.
Sa i takon zgjedhjeve, Spiropali nuk mendon datë tjetër përpos 18 qershorit, andaj fton opozitën të dalë nga çadra.
“Mazhoranca ka të gjithë vullnetin për të çuar përpara reformat për të cilat është votuar, nga më thelbësoret është reforma në drejtësi. Jemi në fazën ku reforma në drejtësi nuk mund të shtyhet më por duhet çuar përpara. Ndërkombëtarët i bënë thirrje opozitës të mos pengojë proçesin e vettingut por të çojë përpara. Të sillet si një opozitë normale. Nuk ka më asnjë kuptim bojkoti, është kthyer në një teatër absurd që dëmton dhe mbështetësit e PD dhe vendin në terësi.
Është një krizë e stisur, e fabrikuar aty në çadër që po do ti imponohet jetës politike dhe skenës politike duke e detyruar ta pranojë një krizë. Por kjo është krizë vetëm e PD. Ne i bëjmë thirrje PD ti kthehet arsyes dhe jetës parlamentare, të vazhdojmë sëbashku proceset. Mazhoranca dhe opozita janë të dyja të rëndësishme për shëndetshmërinë e politikës dhe shoqërisë.
Zgjedhjet janë me 18 qershor, të përgatiten për zgjedhje. Kryeministri është i gatshëm për tu takuar kudo dhe kurdo me kreun e PD. Kjo nuk po ndodh sepse PD, Lulzim Basha dhe ish-udhëheqësi Sali Berisha kanë vendosur që nuk e duan reformën në drejtësi“, nenvizoi ajo.
E sa i takon zgjedhjeve në Kavajë dhe paralajmërimeve të PD për bllokim, Spiropali tha:
“Zgjedhjet janë zgjedhje, ne do të shkojmë të qetë. Çdo tentativë për destabilitet dhe për të bllokuar procesin është kaq e turpshme. Shqipëria nuk ka kohë të humbë me skenarë që të kujtojnë 1997”.
Zonja Spirollari, Basha dhe Saliu nuk e kane qellimin tek zgjedhjet, se per kete e dine se jane te deshtuar, dhe as tek Vettingu. Jo!
Ata i bejne keto qe Shqiperia te mos filloje negociatat me Bashkimin Evropian, se po ndodhi kjo gjate qeverise se Rames, ata falimentojne, jo vetem perpara shqiptareve, por edhe perpara te veteve, dhe nuk ka Zot qe i sjell ne pushtet keta 20-30 vjet.
E vetmja shprese e tyre eshte te pengojne fillimin e negociatave, deri ne pambarim, deri sa te vine ata ne pushtet, dhe pastaj te fillojne nga e para qe te mbeten ne histori si Partia qe organizoi, drejtoi dhe perfundoi negociatat me Evropen. Zgjedhjet dhe Vettingu jane thjesht pretendime te kota.
C’ne sekretare rinie kjo plaka?!
Fole dhe ti o 1 doganave?????✌?