Demokratët nuk ndalen në sulmet ndaj ndërkombëtarëve. Nëse dita e djeshme ka qënë e mbushur me sulme ndaj ambasadorëve se janë përfshirë në interesa financiare me qeverinë aktuale, tashmë e kanë ngritur “stekën”, sulmojnë dhe komisionerët.
Duket se deputeti demokrat Luçiano Boçi nuk ia ka falur komisionerit Johannes Hahn gjuhën e ashpër kundër Bashës që gati e urdhëronte të hynte në Kuvend dhe në zgjedhje.
Deputeti i PD e krahason Hahn me Fylen, të cilin Berisha e akuzonte rëndë për bashkëpunim me Ramën.
“Kjo është deklarata e Komisionerit për Zgjerim, në Shtator 2014, Fule:
“Unë kam dëgjuar shqetësimet e opozitës dhe e kam bërë të qartë e kam thënë se të dalësh nga parlamenti e të sjellësh beteja politike në rrugët e vendit kjo nuk është menyra evropiane dhe nuk ndihmon vendin që ta sjelle vendin më afër ambicjes së shqiptareve për t’u integruar në BE”
Deklarata e Komisionerit për Zgjerimin Hahn, sot prill 2017:
“Jemi të keqardhur për bojkotin e parlamentit dhe faktin që opozita nuk është regjistruar ende për të marrë pjesë në zgjedhje. Debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit sipas praktikës demokratike dhe jo jashtë tij.”
Përveç fjalëve të veçanta të ndryshme, të marra bashkë të dy deklaratat në thelb janë të njëjta.
Ndryshon vetëm stili.
Dhe atëhere na “u vërsulën” se po pengonim “reformat” e Ramës, sikurse sot.
Nuk besoj se Fule kur u largua “harroi” deklaratën e tij në zyrë!
Fule kështu fliste poshtë e lart, por në fund u provua se opozita pas bojkotit 6-mujor kishte plotësisht të drejtë.
Dekriminalizimi faktoi botërisht drejtësinë e bojkotit “të padrejtë” të opozitës dhe praninë e krimit në politikë, të cilët mgjt ende janë ende aty dhe sundojnë më shumë se kurrë.
Fule gaboi atëhere me bojkotin e opozitës!!!
Po Hahn?!
Po ecën në gjurmët e paraardhësit?!
Pse jo?
Faktet thonë po!
Krimit tani i është shtuar droga, korrupsioni, hajdutëria, Korça, Dibra, Kolonja.
Pra “ka ndryshuar” vetëm Komisioner”, deklaron deputeti demokrat Boçi.
Ore keta jane komplet te sfazuar!!!….i bene Korcaret, Dibranet dhe Kolonjaret kriminele. Kjo parti po rrenohet ne menyren me te keqe para syve te Shqiptareve. Keta e kane te qarte qe ne zgjedhjet e ardhshme do te gjejne fundin e tyre mese te merituar.
MERITA E BERISHES ESHTE SE DHE DEMOKTATET PO I KTHEN NE SOCIALISTE….KJO ESHTE NJE PROVE EMIRE E PUNES SE KEQE QE BERISHA KA BERE SI KLYSH I ENVERIT..
Pse nuk ngre akuza ne prokurori z.Boci, por merret me llafe? Qe ketu duket serioziteti ne zbatimin e ligjit. Apo jane llafe ne….ere, akoma me keq, ne shkelje te ligjit.
LUÇIANO!! Shëndet!!
SE MËNDJA TË KA LËNË!!
TURRINJVE E KENI ,MË 18 QERSHOR,!??????????????????????????????????????????????
PD ka ik per lesh curri si parti
O Zot ..elbasanlli me emrin Luciano !!!!!!?..