Kanabisi, ushtria gati për “luftë”. Gjeneral Marku: Nga toka, deti, ajri

13 Prill 2017, 20:09Kronika TEMA

Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Forca Ajrore dhe ajo Detare janë tre strukturat e Forcave të Armatosura që do të angazhohen në planin e luftës kundër hashashit.

Qeveria vendosi të angazhojë forcat ushtarake në operacionet që do zhvillohen në gjithë vendin.

Komandanti i Shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Tonin Marku shpjegon për Top Channel se angazhimi i ushtrisë nuk do të thotë që do të kryejnë operacione në terren dhe as nuk do të kryejnë veprime shtesë.

Por në kuadër të zbatimit të detyrave dhe programeve stërvitore të përditshme, FA do të raportojnë edhe për kanabisin nëse e konstatojnë apo marrin informacione.

Gjeneral Marku shpjegon se si do të angazhohen konkertisht helikopterët, por edhe anijet, ndërsa shërbimi informativ e ka kryer këtë detyrë edhe më parë.

“Ne nuk do të cënojmë operacionalitetin e Forcës Ajrore. Por gjatë fluturimeve që do të kryejmë për arsye nga më të ndryshmet, në bazë edhe të informacioneve që mund të kemi, ne do të bëjmë monitorimin, fotografimin e zonave të caktuara ku mendohet që mund të ketë kanbis, pasi na e krijojnë këtë mundësi helikopterët që kemi dhe këto filmime do iua dorëzojmë autoriteteve përkatëse për të proceduar më tej.

E njëjta gjë do të jetë edhe për Forcën Detare, e cila do të lajmërojë nëse konstaton trafik të lëndëve narkotike nga zonat që ne patrullojmë përgjatë hapësirës detare”, deklaron Marku për Top Channel.

Për këtë qëllim janë orientuar pilotët, që të sinjalizojnë për çdo zonë ku dyshojnë apo kanë të dhëna nga strukturat e tjera që mund të jetë mbjellë lëndë narkotike.

1 komente në “Kanabisi, ushtria gati për “luftë”. Gjeneral Marku: Nga toka, deti, ajri”

  1. Dhi Amerikani from Karabistani says:

    futja e ushtris ne kto llumra eshte tjetersim I rrolit te forcavve te armatosme. esht antikushtetues dhe kta qe po e bejn do ta psojn dikur sikurse e psuan byroistet e enverit me ligjet e tyre komuniste.
    ushtrija esht per luft jo per cpyllzim .
    informatoret e sherbimit informative te ushtris jan per informata ushtarake e jo per me spiunu se sa kokrra bim hashashi ka mbjell Noc Kurvnori n Mamurras apo sesa gjethe hashashi ka thar Bato Guri ne Skrapar.
    sepse,ka rrezik qe mas nji viti ata ushtaret e ushtris te kthehen nga ushtar me arm ne fermer me kos ne dor,apo ne drogarash qe tymosin dit e nat///
    jo ushtrin me fut,por edhe bomba me napalm me hudh me djeg komplet pyjet,nuk I delet hashashit.
    e dini pse?
    sepse osht pare e modhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje