Tirana, “kryeqyteti” i investimeve të Kinës

13 Prill 2017, 20:27Ekonomia TEMA

Dy vitet e fundit, interesi i kompanive kineze për të investuar në Shqipëri është rritur ndjeshëm.

Nisur nga ky trend, – thotë agjencia e lajmeve “Xinhua”, – Shqipëria mund të kthehet në qendrën e këtyre investimeve në Ballkanin Perëndimor.

“Xinhua” citon kreun e Agjencise shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Genti Beqiri, të pohojë se interesi i kompanive kineze është i orientuar te sektorët strategjikë të vendit, ndërsa kanë rritur njëkohësisht nivelin e tregtisë ndërkombëtare.

Përgjatë vitit të kaluar, mbi 90 firma të tilla kanë kërkuar në vendin tonë mundësi investimi, partneritet tregtar apo rrugë të tjera bashkëpunimi. Në fokusin e tyre kanë qenë projektet në fushën e energjisë, infrastrukturës, zonat industriale, minierat dhe atë të përpunimit.

Aktualisht në Shqipëri janë të pranishme rreth 150 sipërmarrje kineze. Ndër dy investimet më të mëdha të përmendura në artikull janë blerja e “Bankers Petroleum” dhe ajo e të drejtës së menaxhimit të Aeroportit ndërkombëtar të Tiranës.

Interes të madh, kinezët po shfaqin edhe në nënshkrimin e kontratave afatgjata me kompanitë shqiptare që operojnë në fushën e nxjerrjes së kromit. Ata duket se janë edhe blerësit më të mëdhenj të këtij minerali.

Vëllimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kinës është rritur ndjeshëm vitet e fundit dhe Pekini tani konsiderohet partneri i tretë më i madh i Shqipërisë përsa i takon shkëmbimeve tregtare, mbi 10% të të cilave zë pikërisht tregtia me Kinën. Nga ana tjetër, edhe tregu kinez duket se përbën një mundësi të mirë për biznes, sidomos për eksportuesit shqiptarë.

2 komente në “Tirana, “kryeqyteti” i investimeve të Kinës”

  1. REZI says:

    Si ja dhe ujin gomarit? Të ftohtë? E paske ftohur gomarin. Të nxehtë? E paske nxehur gomarin. Kur në 78-ën ikën kinezët, na keni nxjerrë teori se bëri gabim, qeveria e asaj kohe. Tani po na numuroni ndërmarrjet kineze. Në gjithë botën kinezët kanë investime, si e keni hallin? s’duhet të kemi marrëdhënie? Po që jeni lodhur ore! Na lodhët, nuk duhet t’u lexojmë më.

  2. perkthyesi says:

    Firmat kineze le te investojne, por mos harroni se pagesat qe bejne per te punesuarit eshte…..shume shume e ulet. Krahasohen vetem me fasonet dhe firmat turke. Ne se doni investime qe shperblejne punonjesit me paga te kenaqeshme, ata jane angleze, amerikane dhe kanadeze! Te tjerat…..harrojini!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje