VIDEO/ Dalin pamjet: Ja pamjet e autorit të vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku

14 Prill 2017, 14:12Kronika TEMA

Publikohen pamjet e autorit të dyshuar të vrasjes së ish-drejtorit të policisë Vlorë, Artan Cukut.

Në pamjet e shpërndarë për mediat nga Policia e Tiranës, duket një person me kapuç dhe me shall, i cili është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vrapuar.

“Policia e Shtetit ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda po vijon hetimet intensive per zbardhjen e ngjarjes se ndodhur ne daten 8 prill 2017 ku humbi jeten ish drejtuesi i Policise Artan Cuku.  

Policia kërkon nderkohe edhe ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar i cili më datë 08.04.2017, rreth orës 20:11, në rrugën e “Kosovarëve”, në hyrje të pallatit “Melros”, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, ish drejtuesin Cuku”, sqaron policia.

Po ashtu policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit.

“Lutemi qytetarëve, se për çdo informacion që mund të kenë për të bërë të mundur identifikimin e tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit 0694110299.”

Policia e Tiranës siguron ruajtjen e anonimatit dhe konfidencialitetin ndaj tyre.

1 komente në “VIDEO/ Dalin pamjet: Ja pamjet e autorit të vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku”

  1. Mamurrsi trim says:

    Ka shume gjasa qe autori te mos jete larguar menjehere nga zona, por te jete strehuar ne shtepine e nje personazhi qe banon ne zone e qe ka dale nga burgu kohet e fundit megjithese ishte i denuar per pengmarrje e nje biznesmeni kafeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje