Paniku ndër artistë pas festivalit të 11-të në Radiotelevionin Shqiptar dhe një letër në Komitetin Qëndror për “elementët e dyshuar”
Janë arrestuar Rikard Ljarja dhe Justina Aliaj! Ky lajm kishte hapur panik në Tiranë dhe në Shkodër në vitin 1973. Lajmi kishte qarkulluar nga Teatri Kombëtar në Kinostudio, në rrethet artistike në Shkodër e deri në kupolën më të lartë të regjimit komunist.
Një shkresë e datës 4 korrik 1973 në Komitetin Qendror zbardh gjithë ngjarjen alarmante. Pas furtunës në rrethet e artistëve pas festivalit të 11-të në RTSH, dhe fjalimit të famshëm të Enver Hoxhës në mars 1973 për të luftuar çdo shenjë modernizmi, dënimet e artistëve dhe shkrimtarëve u bënë më të shpeshta.
Por në këtë rast lajmi i arrestimit të Rikard Ljarjes e Justina Aliajt ishte një lajm i rremë. Në Komitetin Qendror ishte ngritur si shqetësim qarkullimi i këtij lajmi.
Shkresa e Komitetit Qendror zbulon detaje mbi ngjarjen:
“Me datën 28/VI 1973 në mbrëmje dy punonjës të Kinostudios Sonja Mamaqi dhe Dallëndyshe Baboçi marrin në telefon në shtëpi aktoren Tinka Kurti dhe mes të tjerash i thonë se janë të shqetësuara për arrestimin e Justina Alisë dhe është shqetësim e ka edhe Viktor Gjika, regjisor i një filmi ku merr pjesë Justina, sepse ka frikë mos po i anullohet filmi. Nga ana tjetër edhe dy punonjës të Teatrit Popullor që kanë ardhur për turne këtu në Shkodër konfirmojnë qarkullimin e fjalëve të tilla.
Nga ana jonë këtë problem ia kemi ngritur shokëve Naim Frashëri, sekretar partie në Teatrin Popullor dhe Endri Keko sekretar Partie në Kinostudio”. Nuk zbulohet se nga e kishin origjinën këto lajme mbi arrestimin e dy artisteve të famshëm. Me shumë gjasa e gjithë fushata e thashethemeve ishte ndonjë lojë e Sigurimit të Shtetit, për të krijuar gjendje terrori në rradhë te artistëve, pikërisht në këtë periudhë kur fushata për tu ulur kokën të gjtihë artistëve modernistë kishte arritur kulmin. (Hithra.al)
E kunderta eshte e vertete. Jo loje e sigurimit por loje e reaksionit antikomunist .Kjo eshte e verteta
Po per ata qe rrasen mrena,loja e reaksionit ishte ?
Hajde o sigurimsa komentues na jepni noi detaj
I ke anej nga PD gjith ish sigurimsat plako.
Po mor po se knej ka ona tjeter jon te ftillumit , blloku i demokracise.
Po me i poc dh….n te gjthe o Daku.
undefined
Shoku Enver e thoshte per here me gojen e vet jo vetem ne fjalimin e 73 ,qe te luftojne modernizimin,por pothuajse ne cdo fjalim te tijin. Ky ishte misioni i tij ,qe ishte vendosur ne krye te partise kominste nga Serbia. Ta linte Shqiperine sa me te prapambetur. Gje qe pasojat e tij po i vuajme dhe sot. Me keta politikane qe na udheheqin ,qe kane mbaruar shkollat e Enver Hoxhes dhe jane brymosur me mentalitetin kafsheror te atij regjimi.
undefined
Sot menjehere gazetaret e gjejne burimin e thashethemit, por nuk percaktojne dot origjinen, njesoj si ai thshethemi se do vrasin Lulezim Bashen. Besoj dhe ketu ka dore sigurimi shtetit oqe Andi Lela.
Fjalimi i Enver Hoxhes ne 1973 nuk ishte i famshem por famkeq. Ju lutem shkruani me me kembe ne toke ju lutem.
Nuk e di nëse është e vërtetë, por me 20 dhjetor të 1974-ës, Enver Hoxha përmënd midis të tjerëve dhe Rikard Ljarjen si aktor të nivelit të lartë që krahasohet me ata të Hollivudit. Lexojeni dhe kjo është e zeza mbi të bardhë. Si është e mundur të jetë arrestuar më parë? Mos harroni se edhe në atë kohë kishte nga ata si kjo opozita e sotme që shpifnin e shpifin edhe sot për kohën e shkuar.
Enveri nuk ka vleresuar ndonjehere aktoret e hollivudit,mos fol mufka,neqoftese nuk e di
ne se eshte e vertete, pse na jep daten kur e tha enveri ?
E kujt o shpifja e verit apo jotja ?
lereni Enverin se skemi kohe te merremi me te .Ndoshta ka qene ujk po tash eshte thjesht gjurme.le te merremi me mire me keta uqerit e sotem qe na nxine jeten ..jo ne diktature por ne demokraci se sa te merremi me fantazma te se kaluares….Nuk ka faj Enveri qe vdiq para tre kater dekadash se nje grusht pushtash moren pasurit e shqipetareve dhe I lane Shqipetaret rrugeve …sot..
Po ajo gjoja para gojes se Gjystes cfare osht mer amon, se duket si dildo.
Ma va cagare ?!