Rudina Xhunga: U be reforma për të burgosur Berishën e Metën? Rama: S’do dënohen vetëm njerëz ordinerë...

17 Prill 2017, 22:36Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa u pyet nga gazetarja Rudina Xhunga se reforma në drejtësi shihet nga shumë shqiptarë si një mundësi për të futur Berishën dhe Metën në burg, tha se “shqiptarët kanë të drejtë”.

Kryeministri Rama theksoi se shqiptarët nuk duan të shohin vetëm dënimin e njerëzve ordinerë, por dënimin e poltikanëve të korruptuar, gjykatësve dhe prokurorëve dhe, “për këtë kanë të drejtë”, nënvizoi ai.

Shumë shqiptarë e perceptojnë Reformën në Drejtësi si një mundësi për të futur Berishën apo Metën në burg.

Shqiptarët kanë të drejtën e Zotit të mendojnë që në fund fare të ketë një çmim për ata që bëjnë keq në këtë vend. Mos të dënohen vetëm njerëz ordiner, por edhe disa gjykatës, prokurorë, politikanë të korruptuar. Dhe për këtë kanë të drejtë.

Mendoni se mund të jeni edhe ju vetë?

Unë nuk kam probleme me drejtësinë madje kam një arsye dhe më të fortë, sepse jemi bërë si këmbët e dhisë, të gjithë jemi trafikantë, kriminelë, por duhet ndarë shapi nga sheqeri, i njomi nga i thati, sepse ju siguroj që nuk janë të gjithë njësoj.

Pra zoti Meta dhe Berisha bëjnë mirë që kanë frikë Reformën në Drejtësi?

Unë nuk përmenda emra, ne kemi bërë një koalicion për t’i çuar përpara reformat dhe nuk do të ndalemi.

Ju ka korruptuar sistemi ju?

Kështu thonë, por për këtë arsye unë dua që një orë e më parë të ketë një reformë në drejtësi, që të mos pyesë sa i pasur je, sa vota ke, por të të marë dhe të të vendosë në bankë ne akuzës.

3 komente në “Rudina Xhunga: U be reforma për të burgosur Berishën e Metën? Rama: S’do dënohen vetëm njerëz ordinerë…”

  1. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    Ke 4 vjet qe genjen.


    Paske dhe plan te besh Fatos Naon president.


    Po ja merr Berishes per genjeshtra, te pakten ai se mohon qe shiti detin dhe kishte nje Lazarat. Kurse ti, ndryshove ligjin e amnistise fshehurazi me ndihmen e Majkos , Valentines e Erjon Braces.Dhe tani do ja fuesh popullit duke na rikkthyer Fatos Nano Pijanecin e Kumarxhiun zagarin komunist si President.

  2. Dino says:

    ZGJEDHJA E FATOS NANOS PRESIDENT DO TE ISHTE ZGJEDHJA ME IDEALE .ESHTE NJE POL.ITIKAN ME EKSPERINCE TE GJATE NE POLITIKE.DHE DO TA FORCONTE SHUM VENDIN NE DREJTIMIN E DUHUR.

  3. Kuq e zi says:

    Nqs vetingu kalon fatos nano eshte ne radhe para berishes si i akuzuar
    Nqs se zgjidhet eshte veting dallaveresh ku ish kryeministri nano qe kampion korrupsioni edhe me shume se ai i berishes
    Aq i madh qe i korrupsion sa qe populli shqiptar harroi ate qe beri berisha 97-98 dhe e rizgjodhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje