VIDEO/ Shefi i portit të Durrësit që u arrestua për drogë, dikur jepte “leksione” për sofistikimin e trafikimit të hashashit

17 Prill 2017, 15:11Kronika TEMA
VIDEO/ Shefi i portit të Durrësit që u arrestua për

Julian Doraci është Shefi i Stacionit Policor të Portit të Durrësit, i arrestuar mbrëmjen e së dielës, si një prej 18 të dyshuarve të përfshirë në trafikimin e më shumë se 10 ton hashash drejt Italisë.

Prokuroria e Krimeve të Rënda zyrtarisht njoftoi se Doraci, sëbashku me 9 policë të Portit, si dhe 8 doganierë të Qafë – Thanës, Durrësit e Tiranës, janë të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme nga Shqipëria në Itali, në Shkurt dhe Mars 2017.

Por Komisar Julian Doraci, në detyrën e shefit të Stacionit Policor të Portit të Durrësit jepte 10 muaj më parë intervista në media, për sofistikimin e mënyrave të trafikimit të lëndëve narkotike drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në një intervistë të dhënë për Televizionin Klan, më 26 Qershor 2016, Komisar Julian Doraci deklaronte se: “Janë duke i sofistikuar, sidomos tek pjesa e elektronizimit të modus operandit të trafikimit të lëndës narkotike. Një mjet i vogël që kaloj për kontroll në pikën e kontrollit në garazh kishte një pjesë të modifikuar të makinës në një mënyrë profesionale, me një dritare të elektronizuar, pra me anë të një butoni i bënte hapje e një dritare të fshehtë mbas tapicerisë të këmbës së pasagjerit. Skaneri S2 Albania nuk të nxjerr nëse ka droge apo jo, por skaneri jep dyshime se në strukturën e kamionit, në këtë pjesë ka diçka të dyshuar që nuk duhet të jetë.” /tvklan.al/

2 komente në “VIDEO/ Shefi i portit të Durrësit që u arrestua për drogë, dikur jepte “leksione” për sofistikimin e trafikimit të hashashit”

  1. Edkari says:

    policet dhe shefat kane vepruar me urdher nga lart

  2. Ata votuan mosndeshkimin e tyne says:

    qelbsine e PS apo LSI se….ne poste te tilla rekomandimet jane nga kryeministri vete ose kryetari i bashkise ose kreu i kuvendit… asnje ndryshi nga kreret rrugace te PD se dje…


    ky eshte vetem nje zar i vogel ne duart e peshqeve te medhenj prandaj mos u gezoni me pak….
    bandt e pushtetit po vetspastrohen per ti hapur rruge dikujt tjeter, te rekomanduar nga Partia a lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje