Mandati kushtetues mbaron në shtator dhe deri atëherë duhet të jetë zgjedhur dhe mandatuar Kuvendi I Ri. Aktorët e sotëm politikë janë të gati të sakrifikojnë Kushtetutën dhe të drejtat tona që burojnë nga kjo kushtetutë për interesat personale të tyre dhe grupimeve që kryesojnë. Shqiptarët janë të neveritur me të tilla skema hipokrite që ndërtohen nën emrin e interesit publik dhe demokracisë. Këto skema kanë në thelb vetëm ndarjen e pushtetit mbi kurrizin e qytetarëve. Partitë nuk duhet të pretendojnë më shumë se mandati që pupulli u kanë dhënë!
SFIDA për Shqipërinë konstaton se kjo sjellje dhe këto pazare politike janë tregues i një mentaliteti diktatorial i partive të një parlamenti të kriminalizuar, të cilat tashmë kërcenojnë zgjedhjet dhe kushtetutën.
Ju bëjmë thirrje partive politike të përfshira në pazaret e reja dhe të vjetra të mos tentojnë të vjedhin demokracinë.