Trukimet e Skëndërbeut, thirren në prokurori Josa dhe tre lojtarë, pritet dhe Ardjan Takaj

18 Prill 2017, 14:08Sport TEMA

Orges Shehi, Bajram Jashanica, dhe Marko Radas, janë thirrur nga Prokuroria e Tiranës ku kanë dëshmuar në lidhje me raportin e publikuar nga UEFA mbi trukimet e skuadrës së Skëndërbeut.

Lojtarët janë pyetur për dy ndeshje në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës të cilat dyshohet se Skëndërbeu i ka trukuar dhe të tre këta lojtarë kanë qenë në formacionin titullar.

Por, përveç lojtarëve në prokurori është thirrur dhe ish trajneri, Mirel Josa, i cili aktualisht drejton skuadrën e Tiranës, por në atë periudhë ka qenë në krye të skuadrës së Skëndërbeut.

Palët janë shprehur në prokurori se nuk kanë pasur asnjë ndërhyrje dhe se rezultatet kanë ardhur si pasojë e lojës sportive.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që të dëshmojë dhe presidenti i skuadrës së Skëndërbeut Ardjan Takaj.

Takaj është vënë në dijeni dhe pritet që së shpejti të jap dhe ai dëshminë e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje