Klubi londinez i Chelsea ka bërë të ditur se kapiteni i tyre, John Terry, do të largohet nga “Stamford Bridge” në fund të sezonit.
Terry ka bërë 713 paraqitje për “Blutë e Londrës” që nga debutimi i tij në vitin 1998, duke shënuar 66 gola.
Terry është lojtari i tretë me më së shumti paraqitje për klubin londinez, ndërsa ka qenë kapiten i Chelseas 578-herë.
“Pas 22 vjetësh, kam shumë për të thënë dhe shumë njerëz për t’i falënderuar. Nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë që kam për këtë klub dhe tifozët. Nuk do të harroj kurrë atë që kam kaluar për këto vite këtu”, ishin fjalët e kapitenit që i erdhi fundi epokës së tij te “Blutë e Londrës”.