Fabregas arrin marrëveshjen me Milanin?

17 Prill 2017, 16:42Sport TEMA

Milani ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e skuadrës së Chelseas, Cesc Fabregas.

Sipas “Daily Star” dhe “CalcioMercato.com”, pronarët e rinj të Milanit e kanë identifikuar ish mesfushorin e Barcelonës, Cesc Fabregas, si lojtarin e parë që do të fillojë revolucionin në “San Siro”.

“Blutë e Londrës” pritet të pranojnë një ofertë prej 25 milionë eurove për spanjollin, i cili do të fitojë në Itali 4.5 milionë euro në sezon plus bonuse.

Fabregas ka qenë titullarë vetëm në nëntë ndeshje këtë edicion për Chelsean, i cili lidhej me një kalim në “San Siro” edhe verën e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje