Është mbyllur në barazim sfida e fundit e javës së 29-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Vllaznisë.
Sfida e zhvilluar në “Loro Borici” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.
Një hap fals ky barazim për Partizanin që tashmë nuk kryeson më i vetëm kampionatin, por me pikë të barabarta me skuadrën e Kukësit.
90-minutat e zhvilluara në Shkodër ishin mjaft emocionuese dhe spektakolare ku që të dyja skuadrat zhvilluan një sfidë mjaft të luftuar duke e kërkuar fitoren.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, ku të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët me anë të Hebajt që shënoi në minutën e 76-të.
Por, gëzimi i vendasve nuk do të zgjaste shumë pasi pas katër minutash, Ekuban barazpeshon rezultatin duke realizuar një gol spektakolar nga distanca.
Në minutat e mbetura Partizani u hodh në sulm për të gjetur golin e fitores, por pa rezultat duke e mbyllur ndeshjen në barazim.
Tashmë të kuqtë kryesojnë me pikë të barabarta me skuadrën e Kukësit me 59-pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e katërt me 37-pikë./f.b