Plas grushti në Kategorinë e Dytë, dhunohet gjyqtari i ndeshjes

16 Prill 2017, 18:26Sport TEMA

Ndeshja e Kategorisë së Dytë të grupi B, Tepelena-Domosdova është ndërprerë për shkak të goditjes me grushta ndaj gjyqtarit të takimit.

Arbitri i ndeshjes është goditur me grushta nga ana e lojtarëve të ekipit të Domosdovës, duke e detyruar atë të ndërpresë sfidën në minutën e 65-të.

Shkak i sherrit ka qenë një penallti që gjyqtari i ndeshjes ka akorduar për skuadrën e Tepelenës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje