Kategoria Superiore/ Fitojnë Kukësi dhe Skëndërbeu, barazon Tirana

15 Prill 2017, 22:23Sport TEMA

Kukësi është rikthyer tek fitorja në javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Verilindorët triumfuan në durrës përballë Teutës me rezultatin 2-0.

Nje tre pikësh i rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka për luftën drejt titullit kampion.

Heroi i Kukësit në këtë fitore ishte sulmuesi Pero Pejiç që shënoi një dopietë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Kukësi merr përkohësisht kreun me një pikë më shumë se Partizani që luan nesër në Shkodër përballë Vllaznisë.

Ndërkohë, Skëndërbeu gjithashtu ka triumfuar në sfiën e luajtur në Korçë kundër skuadrës së vendit të fundit Korabit.

Kampionë e shqipërisë fituan me rezultatin 3-0 falë golave të shënuar nga Jashanica, Salihit dhe Nimagës.

Ndërsa, sfida tjetër mes Tiranës dhe Laçit e zhvilluar në “Selman Stermsi” u mbyll me rezultatin 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje