Formacioni më i mirë i Milanit në 31 vitet e Berlusconit

14 Prill 2017, 22:39Sport TEMA

Pas 31-vitesh tepër të suksesshme si pronar i Milanit, Silvio Berlusconi ka shitur 99.9% të aksioneve të tij tek kinezët.

Berlusconi ka shitur klubin pas 31 viteve në krye të tij, ndërsa në letrën e tij të hapur për tifozët e klubit, presidenti legjendar i Rossonerëve ka pranuar se sa shumë ka qenë i lidhur me klubin.

“Unë e bëjë këtë me dhimbje dhe emocion, por me dije për lojë moderne, për të konkurruar në nivelin më të lartë në Evropë dhe në Botë kërkon investime dhe burimet një familje e vetme nuk mund të mbështes”, kishte shkruar Berlusconi.

Ndërsa, reputacioni i Milanit ka vuajtur gjatë gjashtë sezoneve të fundit pa trofe dhe suksese, për pjesën tjetër të kohës e Berlusconit në krye kanë qenë shumë të suksesshme dhe se ai gjithmonë do të konsiderohet si një legjendë nga mbështetësit e klubit.

Me Berlusconin në krye, Milani fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, tetë tituj të Serie A, një Kupë të Italisë dhe shumë trofe të tjerë italian, evropian dhe ndërkontinental.

Ekipet e tij të menaxhuara nga Arrigo Sacchi në fundvitet e 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta, Fabio Cappello në mes të viteve 90-ta dhe Carlo Ancelotti gjatë viteve 2000, të gjitha konsiderohen si disa prej klubeve të mira në historinë e futbollit.

Përveç trajnerëve të mëdhenj, Milani ka pasur gjithmonë në gjirin e saj edhe futbollistë të kalibrit botëror, dhe Telegrafi ua sjell ekipin ndoshta më të mirin të kombinuar të Milanit nga vitet 1986 në 2017.

Portier: Sebastiano Rossi

Mbrojtës i djathtë: Alessandro Costacurta

Qendërmbrojtës: Franco Baresi, Alessandro Nesta

Mbrojtës i majtë: Paolo Maldini

Mesfushor-mbrojtës: Frank Rijkaard

Mesfushor qendror: Andrea Pirlo

Mesfushor qendror: Ruud Gullit

Mesfushor-sulmues: Leite Kaka

Sulmues: Andriy Shevchenko

Sulmues: Marco van Basten

Futbollistë tjerë që meritojnë formacionin: Christian Abbiatti, Dida, Cafu, Mauro Tassotti, Jaap Stam, Marcel Desailly, Carlo Ancelotti, Roberto Donadoni, Demetrio Albertini, Zvonomir Boban, Clarence Seedorf, Massimo Ambrosini, Gennaro Gattuso, Dejan Savicevic, Flippo Inzaghi, Zlatan Ibrahimovic, George Weah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje