Partizani zhvilloi sot seancën e radhës në program në orën 15:00 në kompleksin “Internacional Tirana” të Pezës, në prag të përballjes kundër skuadrës së Vllaznisë.
Në drejtimin e trainerit, Sulejman Starova, seanca e sotme ka rezultuar e karakterit tekniko-taktik.
Nga sot skuadra është grumbulluar në rezidencën e saj.
Përgatitjet do të vijojnë të shtunën me seancën e fundit në program në orën 12:00 , më pas ekipi do ti drejtohet qytetit të Shkodrës.
Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin “Loro Boriçi.”