Tronditet Bayerni, Humels nuk luan as në ndeshjen e kthimit kundër Realit

14 Prill 2017, 16:37Sport TEMA

Mats Hummels nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit të marten.

Mbrojtësi i Bayern Munich, i cili mungoi në humbjen 1-2 në “Alianz Arena” nga madrilenët, do të mungojë sërosh edhe në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë lojtari për “Bild”. I pyetur se a do të luajë në ndeshjen e kthimit në Madrid, Hummels është përgjigjur: “Do të jetë shumë e vështirë”, duke konfirmuar se nuk është gati.

Për Bayernin do të mungojë edhe Martinez, që mori karton të kuq në sfidën e parë. Alaba pritet të sakrifikohet, i cili duket se do të luajë në qendër të mbrojtjes në “Santiago Bernabeu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje