Partizani ka vijuar sot përgatitjet në prag të takimit ndaj Vllaznisë.
Në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë, ekipi ka vijuar seancën e programuar në orën 15:00. Sot traineri Starova ka aplikuar një ndeshje kontrolli brenda grupit.
Përjashtim kanë bërë Batha dhe Fili, të cilët kanë punuar me një program të veçantë.
Të premten skuadra do të vijoj përgatitjet me seancën e programuar në kompleksin ” Internacional Tirana” në Pezë në orën 15:00.