Një dokumentar i realizuar për Feyenordin famshëm të sezonit 1991-1992, ku vend të vecantë zë përplasja e dyfishtë e skuadrës holandeze me Partizanin në raundin e parë kualifikues të Kupës së Kupave. Gazetari i Feyenoord Channel dhe i Fox Sports në Holandë Richard Geeve, i cili ka fluturuar drejt Shqipërisë për të intervistuar protagonistët e kuq të asaj kohe, tregon arsyet së përse takimi i parë i zhvilluar në Tiranë, ka lënë mbresa te pjesëtarët e ekipit të Feyenoordit.
“Po bëjmë një dokumentar për dy ndeshjet e Feyenoordit me Partizanin në sezonin 1991-1992. Ishte raundi i parë e Kupës së Kupave të Europës. Ky ka qenë një sezon shumë i rëndësishëm për Feyenoordin, që arriti deri në gjysmëfinale, duke eliminuar Totenham Hotspur. Patastaj u përballën me Monacon me të dyja ndeshjet që përfunduan 1-1 dhe 2-2 dhe rrjedhimisht nuk arritën në finale. Ndeshja e parë me Partizanin ishte shumë e rëndësishme sepse ishte më shumë se një përballje futbolli. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për futbollistët dhe gazetarët holandezë. Ishte viti 1991 dhe në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe njerëzit përjetuan dicka që nuk do ta harrojnë kurrë: varfërinë e popullit shqiptar. Kam folur me shumë futbollistë të Feyenoordit të asaj kohë të cilët me janë shprehur se s’mund ta harrojnë kurrë atë eksperiencë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.”
Sfida e “Qemal Stafa” u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në stadiumin De Kuip të Feyenordit, vendasit fituar 1-0 duke u kualifikuar për më tej, por gazetari holandez shpjegon se heroi i atij takimi për të kuqtë ishte trajneri Lekbello, i cili shmangu një humbje shumë më të thellë.
“Mikëpritja këtu është e jazhtëzakonshme, kemi marrë tre intervista ndër të cilat është edhe ajo e trajnerit Starova, i cili gjithashti në vitin 1991 ka qenë në krye të Partizanit. Kemi intervistuar edhe ish portierin Lekbello, i cili u bë hero në takimin e kthimit, sepse po të mos ishte ai në portë Partizani mund të kishte pësuar 10 gola.”
Një histori histori e jashtëzakonshme në një kohë të pazakontë për Shqipërinë dhe për futbollin shqiptar. 25 vite më parë Partizani i Sulejman Starovës përplasej denjësisht me gjigantët e Europës, edhe pse në kushte aspak të barabarta. Sot të kuqtë me të njëjtin trajner në stol synojnë të revokojnë historinë me trofeun e titullit, që u mungon prej gati cerek shekulli 15 herë kampionëve të Shqipërisë./SS/