Dybala rinovon kontratën me Juventusin deri në vitin 2022

13 Prill 2017, 14:18Sport TEMA

Bomberi bardhezi, Paulo Dybala, ka rinovuar kontratën me skuadrën e Juventusit.

Argjentinasi ka vendosur që të qëndrojë tek “Zonja e Vjetër” deri në vitin 2022, duke hedhur poshtë tashmë të gjitha mundësitë për një transferim të mundshëm në “La Liga” tek skuadra e Realit të Madridit apo Barcelonës.

Me rinovimin e kontratës së re, Dybala do të përfitojë tek kampionët e Italisë plot 7,5 milionë Euro në sezon, aq sa përfiton dhe sulmuesi tjetër Gonzalo Higuain.

Paulo Dybala është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë me skuadrën e Juventuesit duke shkëlqyer me paraqitjet e tij, ku në sfidën e fundit kundër Barcelonës për “Uefa Champions League” ishte autori i dy golave.

Në 81-ndeshje Dybala ka arritur që të shënojë 39-gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje