Monaco ka fituar duelin e parë të çerekfinales kundër skuadrës së Borussia Dortmundit.
Ndeshja e zhvilluar ditën e sotme pasi u shty për shkak të shpërthimit ndaj autobuzit të Dortmundit, dhuroi mjaft emocione dhe spektakël ku në fund buzëqeshën miqtë.
Monaco arriti që të fitojë me rezultatin 2-3 duke qenë pretendent për të kaluar në fazën e gjysmëfinaleve.
Autorët e golave për skuadrën franceze ishin, Mbappe që shënoi një dy golësh dhe autogoli i Bender.
Ndërsa për verdhezinjtë shënoi Kagaëa dhe Dembele.