Pas 31-vitesh mori fund dhe epoka Berluskoni në krye të skuadrës së Milanit.
Fininvesti ka marrë edhe 370 milionë eurot që mungonin dhe ka lëshuar 99,93% të aksioneve të shoqërisë kuqezi.
Presidenti i ri i Milanit tashmë do të jetë Li Younghong i cili u shpreh mjaft i lumtur pas arritjes së marrveshjes.
” Falenderoj Silvio Berlusconin dhe FINIVEST per besimin. Falenderoj tifozet per durimin. Tani fillojme te ndertojme te ardhmen. Hap pas hapi do rikthehemi ne maje” tha Li Younghong.
Silvio Berluskoni I jep fund aventurës së tij në krye të skuadrës së Milanit ku padyshim ka qenë më e lavdishmja në historinë e klubit kuqezi.