FOTO/ Tramexani përsëri përkrah De Biazit… bashkë me Sadikun

13 Prill 2017, 19:28Sport TEMA
FOTO/ Tramexani përsëri përkrah De Biazit… bashkë me

Ndeshjet e Ligës së Kampioneve kanë dërguar përsëri XhanI De Biazin në Lugano, pasi ai është opinionist sportiv për rrjetin zviceran televiziv RSI dhe komenton atje ndeshjet e të mërkurave.

Por ndryshe nga herët e tjera, ai në studio kishte një surprizë, pasi përkrah tij u ul përsëri ish-ndihmësi Paolo Tramexani.

Edhe Tramexani ishte i ftuar për të dhënë opinionet për ndeshjet, ndërsa ka shfrytëzuar këtë rast për të publikuar në rrjetet sociale një mesazh miqësie për De Biazin, pranë të cilët ka qëndruar për 5 vite me radhë.

“Gjithmonë një kënaqësi shumë e madhe të qëndroj përkrah teje… Xhani/Paolo – miq të vërtetë… Shokë të mijëra betejave…”, shkruante Tramexani në postimin e tij në rrjete sociale, shkruan Panorama Sport.

Por surprizat për De Biazin nuk mbaruan këtu. Në korridoret e RSI është shfaqur edhe Armando Sadiku, i cili ka takuar De Biazin dhe nuk ka humbur rastin edhe për një foto me të.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje