Li Yonghong ka marrë zyrtarisht drejtimin e klubit të Milanit.
Në fjalën e tij pronari i ri i kuqezinjve u shpreh se syinimi i tij është që ta ngrejë Milanin në nivele të larta.
Li Yonghong falenderoi Silvio Berluskonin duke theksuar se ai do të jetë gjithmonë i gatshëm për të dhënë ndihmën e tij për Milanin.
“Sot ne festojme fillimin e nje kapitulli te ri ne historine e ketij klubi te lavdishem. Suksesi i ketij transaksioni eshte bere i mundur ne saje te perpjekjeve dhe pasionit te te gjithe partnereve tane. Por mbi te gjitha une do te doja te shpreh mirenjohje te sinqerte ndaj Silvio Berlusconit dhe Fininvest per besimin qe keni vendosur per ne. Gjate 30 viteve te fundit Milani ka fituar trofe te panumerta: 8 here kampion Italie, 5 Liga te Kampioneve dhe 7 Super Kupa Italie. Duke konsideruar te gjithe kampionet qe perbenin kete ekip dhe te gjitha sukseset e arritura ne vitet e fundit. Tifozet shpresojne per te pare edhe njehere klubin ne majen e futbollit Europian. Bordi i drejtueseve dhe udheheqja e ardhshme do te perbehet nga eksperte profesioniste te biznesit dhe financave. Menaxhimi do te karakterizohet me efikasitet dhe stabilitet. Ne do te shoqerojme profesionistet tane ne kryerjen e punes se tyre me se miri.. Disa muaj me pare ne jemi lidhur me Marco Fassone dhe ai ka kontribuar ndjeshem ne formesimin zhvillimit te ardhshem te Milanit. Per kete ne besojme se ai eshte nje menaxher i mire per postin e CEO te klubit, une besoj shume tek Marco Fassone dhe jam i bindur se ekipi i tij do te lejoje Milanin per te arritur rezultate te shkelqyera dhe per kthimin e klubit ne nivelet me te larta te futbollit Europian. Objektivi jone eshte qe te bejme tifozet e Milanit ne te gjithe boten ta duan skuadren e tyre te zemres gjithmone e me shum. Kjo eshte ajo qe çdo Milanist duhet te beje”, tha Li Yonghong