Luis Enrike beson tek kualifikimi për në fazën gjysmëfinale në “Uefa Champions League”.
Barcelona u mposht në “Juventus Stadium” me rezultatin e pastër 3-0, por për Enriken kthimi i rezultatin është i mundshëm..
Biles Enrike theksoi, se kthimi i rezultatit ndaj Juventusit është më i lehtë sesa ndaj Paris Saint-Germain.
“Unë nuk kam asnjë dyshim për shanset e kualifikimit në gjysmëfinale. Unë mendoj se është më e lehtë sesa ndaj Parisit që ta rikthejmë rezultatin. Unë shoh shumë opsione për ndeshjen e dytë”, ka deklaruar Enrique.
Barcelona kishte humbur me rezultat 4-0 nga PSG, ndërsa në ndeshjen e kthimit bëri një kthim spektakolar të rezultatit duke fituar me shifrat 6-1.