Vllaznia ka qenë një kundështarë që shpesh herë i ka hapur probleme skuadrës së Partizanit.
Në konferencën për shtyp, Lorenc Trashi, u shpreh se ekipi e ka vlersuar maskimalisht këtë përballje dhe synimi i vetëm do të jetë fitorja.
“Eshtë e vërtet Vllaznia gjithmonë ka rezultuar një kundërshtar i vështirë për ne, duke iu referuar edhe sezonit të kaluar shkodranët na kanë hequr titullin me rezultatet që kemi arritur ndaj tyre. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë sfidë dhe shpresojm ta kalojmë pozitivisht edhe këtë përballje.
Në Shkodër na pret një ndeshje e vështirë Vllaznia ka një grup mjaft të mirë lojtarësh , të cilët kanë vite që luajnë në Kategorinë Superiore. Pozitive për ne është fakti që Vllaznia të le të luash futboll, mendoj që do të jetë një ndeshje emocionuese. Nuk mund të them që barazimi mund të konsiderohej humbje për ne, por si në çdo takim edhe në Shkodër ne do të shkojmë për të marrë 3 pikët”
Tashmë Partizani kryeson i vetëm kampionatin dhe përgjegjësia për të mbajtur vendin e parë është shumë e madhe.
Trashi tha se Partizani do të jap maksimumin që të mos e lëshojë kryesimin dhe në fund të shpallet kampion.
“Sigurisht që duke qenë kryesues të kampionatit çdo ekip e ndjen presionin e vendit të parë ,por edhe të ndjekësve, mendoj që jo vetëm ne por edhe Kukësi dhe Skënderbeu që kanë qenë në vend të parë e kanë ndjerë presionin. Ne do të bëjmë gjithçka që mos ta lëshojmë më kreun deri në fund. Mendoj që ekipi ka lojtarët dhe stafin e duhur për ta përballuar këtë preson dhe për të qëndruar në krye. Arritja në krye të kampionatit ka sjellë një frymë mjaft pozitive në skuadër, jemi një grup mjaft i mirë dhe të gjithë së bashku me stafin kemi një harmoni në ekip dhe mendoj që ky është suksesi që kemi arritur deri këtu dhe të gjithë duam të realizojmë objektivin titull.
Kemi përpara edhe 8 ndeshje nuk janë pak , por ne do të bëjmë gjithçka për ti kaluar të gjitha me sukses.”
Në fund Trashi deklaroi se nuk i interesojn aspak fjalët që janë hapur ditët e fundit në media.
Ai shtoi se gara është ende e fortë pasi si Kukësi dhe Skëndërbeu janë në garë për titullin.
“Përsa i përket zërave të fundit në media ditët e fundit personalisht nuk dua ti komentoj. Ne si lojtar kemi për detyrë të japim 100% në fushën e lojës dhe të tregojmë më të mirën tonë në Shkodër. Nuk na takon ne lojtarëve të gjykojmë vendimet e arbitrave.
Si Kukësi ashtu edhe Skënderbeu janë në garë për titull, ndaj nuk do të përjashtoja korçarët të cilët pas fitores ndaj Flamurtarit janë rikthyer bindshëm në luftë dhe do të jemi të 3 ekipet në garën për titull deri në fund. Ne nuk i trembemi as Kuksit as Skënderbeut , ne duhet ti trembemi vetëm euforisë tonë shpresoj të mos na ndodhë si sezonin e kaluar pasi pikërisht nga euforia e kemi pësuar shpresoj që kjo gjë të mos na ndodh në këtë sezon”, përfundoi Trashi.