Lila zgjedh Azerbajxhanin për të vazhduar karrierën

14 Prill 2017, 21:59Sport TEMA

Pas 6 sezonesh Andi Lila do ti japë fund aventurës së tij me Pas Janinën.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të largohet nga skuadra e Superligës greke në fund të këtij sezoni për tu transferuar në Azerbajxhan.

Lajmi është konfirmuar nga mediat greke dhe ato azere, të cilat nuk e zbulojnë emrin e skuadrës, por faktin se 31-vjecari është sponsorizuar nga një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare, pikërisht nga Ansi Agolli i cili aktivizohet prej vitit 2010 te Qarabagu.

Marrëveshja mes palëve është 90% e përfunduar dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme. Lila do të transferohet në Azerbajxhan si lojtar i lirë, pasi kontrata me Pas Janinën i përfundon në qershor.

Me Pas Janinën në këto 5 vite e gjysmë, Andi Lila ka zhvilluar në total 136 ndeshje duke realizuar dhe 8 gola.

Në sezonin 2014-2015 ai u largua për disa muaj nga skuadra greke për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A italiane me Parmën skuadër tek e cila luajti në pjesën e dytë të atij edicioni pikërisht në formë huazimi nga Pas Janina.

Tashmë lojtarin e përfaqësues kuqezi e pret një aventurë e re në kampionatin azer me një skuadër të rëndësishme emri i së cilës do të mësohet shumë shpejtë.

2 komente në “Lila zgjedh Azerbajxhanin për të vazhduar karrierën”

  1. ti je muslimon,mos luaj ''evropianin'', vendi yt eshte mes sumave ne Karadak gyzel's..........allah uakbar! says:

    nje tjeter korrak shqipfoles drejt birazereve te Kar[a]dakut te Azerbajxhanit…………..aty qite sumen 5 here ne dite more pis sunit!

  2. Ronin says:

    Andej e ka vendin ky funderrime islamike. Do Zoti s’kthehet me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje