Marc Bartra ka thënë se momenti i shpërthimit afër autobusit të Borussia Dortmundit kanë qenë 15 minutat më të gjatë të jetës së tij.
Bartra dëmtoi krahun në shpërthimin afër autobusit që po shkonte në stadiumin Signal Iduna Park për ndeshjen kundër Monacos në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi spanjoll u operua në krah dhe pritet të mungojë së paku katër javë.
“Dhimbja, frika dhe mos dija se çfarë po ndodhte ose sa do të zgjaste… Ishin 15 minutat më të gjatë në jetën time”, ka thënë veç të tjerash mbrojtësi i Dortmundit.