Mbyllen përgatitjet, Partizani udhëton drejt Shkodrës

15 Prill 2017, 19:25Sport TEMA

Partizani i ka dhënë fund sot përgatitjeve në prag të takimit ndaj Vllaznisë i vlefshëm për javën e 29-të të Kategorisë Superiore.

Seanca e fundit u zhvillua në orën 12:00 si zakonisht në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” të Pezës.

Traineri Starova ka testuar për të fundit herë gjendjen e grupit. Ramadani dhe Kalari do të jenë dy mungesat e konfirmuara për sfidën ndaj kuqebluve.

Pasdite rreth orës 17:30 , ekipi ka lënë rezidencënpër tiu drejtuar qytetit të Shkodrës ku edhe do të kaloj natën.

Takimi Vllaznia – Partizani do të luhet ditën e diel në orën 19:00 në stadiumin ” Loro Boriçi” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje