Ekzekutohet lojtari i kombëtares së Panamasë

16 Prill 2017, 17:47Sport TEMA

Tjetër tragjedi në botën e futbollit. Amilcar Henriquez, futbollist i kombëtares së Panamasë u nda nga jeta në moshën 33 vjecare pasi u qëllua me armë në provincën e Colon, në Panama ku edhe jetonte.

Një person i armatasoru i qëlloi disa herë ndërsa mesfushori ishte duke dalë nga banesa e tij. Gjatë sulmit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa Henriquez vdiq ndërsa ishte duke u transportuar për në spital.  Futbollisti që luan në nivel klubesh me Arabe Unido, numëronte 75 prezenca me Kombëtaren e Panamasë.

Ai kishte debutuar me Panamanë në 2005 dhe ka luajtur në eleminatoret e fushatës për Rusi 2018 ku ishte prezent në fushë edhe në barazimin 1-1me Shtetet e Bashkuara të Amerikës muajin e kaluar.

Futbollisti ishte rikthyer në klubin ky nisi karrierën Arabe Unido vitin e shkuar, pasi në karrierën e tij kishte luajtur edhe me klube më prestigjioze si America Cali, Real Cartagena, apo Indipendiente Medellin./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje