Premier League/ Manchester United fiton derbin përballë Chelsea

16 Prill 2017, 19:02Sport TEMA

Manchester United ka triuamfuar në “Old Traffod” përballë kryesuesve të kampionatit anglez Chelsea.

“Djajtë e Kuq” triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 ndaj “Bluve të Londrës” duke shkurtuar distancën me Tottenhamin.

Vendasit arritën që të zhvillonin një 90-minutësh mjaft të mirë duke e merituar plotësisht fitoren përballë Chelseas të cilët ishin në një ditë të keqe.

Rashford zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të të pjesës së parë, ndërsa goli i dytë erdhi nga ana e Herreras në minutën e 49-të të pjesës së dytë, duke i dhënë tre pikë mjaft të rëndësishme skuadrës së tyre.

Me këtë fitore Manchesteri ngjitet në kuotën e 60-pikëve duke u renditur në vendin e 5-të, ndërsa Chelsea mban vendin e parë me 75-pikë, katër pikë më pak se Tottenhami që është në vendin e dytë.

Ndërkohë, në sfidën tjetër të luajtur në orën 14:30, Liverpuli triumfoi në transfertë përballë Ëest Brom me rezultatin e ngushtë 1-0.

Autori i golit të fitores për skuadrën e drejtuar nga, Jurgen Kloop, ishte Firmino

1 komente në “Premier League/ Manchester United fiton derbin përballë Chelsea”

  1. bob says:

    Paska ndryshuar kuptimi i fjales “DERBI”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje